E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset me pistoletë 23-vjecarja, identifikohet autori

ELBASAN- Një 23-vjecare është plagosur mbrëmjen e së premtes në rrugën ‘Rinia’ në Elbasan.

Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se 23-vjecarja me iniciale G.S është qëlluar me pistoletë ndërsa punonte si kamariere në lokal.

Mësohet së vajza është qëlluar me pistolete nga një shtetas, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Uniformat Blu bëjnë me dije se është identiikuar autori i plagosjes, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes, për motive ende të panjohura, ndërsa grupi hetimor në vendngjarja ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›