E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Nuk ka ndarje etnike te Kosoves

Kancelarja gjermane, Angela Merkel eshte shprehur kunder cdo ndarjeje te Kosoves. “Jemi kunder propozimit per ndarjen etnike te Kosoves”, ka deklaruar Merkel pas nje takimi me presidentin serb Boris Tadic, ne Berlin.

Nga ana e tij, Tadic eshte shprehur se deklarata e tij eshte keqkuptuar. “Interpretimi i asaj qe kam thene ka qene politikisht jokorrekt”, ka pohuar Tadic.

Ai ka shtuar se Serbia nuk do ta pranoje kurre pavaresine e Kosoves dhe se do ta luftoje ate ne menyre ligjore duke e cuar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›