Bugajski, një emër që s’duhet të harrohet nga institucionet tona
Do të ishte nder për Universitetin tonë po t’ia ndanin këtë titull nderi edhe Janush Bugajskit, njeriut qe me vjet të tëra ka shkruar për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Duke e nderuar Bugajskin, edhe Universiteti ynë do të ishte i nderuar, edhe ne do të ndiheshim të nderuar që nuk u harrua pa u lauruar një analist i përmasave botërore, i cili s’e ndali pendën asnjëherë për ne
Jonusz Bugajski është njëri nga analistët më të saktë e më të mëdhenj në botë. Analizat e tij politike janë më të lexuarat. Ai trajton tema të mëdha politike, të cilat bëhet edhe udhërrëfim i politikave ndërkombëtare për çështje të ndryshme. Bugajski një kontribut shumë të madh e ka dhënë edhe për çështjen e Kosovës, sepse analizat e tij i shërbyen edhe politikës sonë. Por edhe Perëndimi më qartë e kishte ta kuptonte çështjen e Kosovës përmes tyre. Bugajski e ka fuqinë e orientimit të politikave botërore, sepse shkruan analiza shumë shkencore. Ky analist i madh, për punën e madhe që ka bërë edhe për çështjen tonë kombëtare, meriton të shpërblehet nga institucionet tona me ndonjë çmim prestigjioz. Bugajski meriton nderimin e veçantë nga institucionet tona. Pse jo edhe çmimin “Honorous causa”, të cilin Universiteti i Kosovës ua ka ndarë disa personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare. Do të ishte nder për Universitetin tonë po t’ia ndanin këtë titull nderi edhe Janush Bugajskit, njeriut qe me vjet të tëra ka shkruar për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. Duke e nderuar Bugajskin, edhe Universiteti ynë do të ishte i nderuar, edhe ne do të ndiheshim të nderuar që nuk u harrua pa u lauruar një analist i përmasave botërore, i cili s’e ndali pendën asnjëherë për ne. Bugajski meriton t’i skalitet emri në mesin e atyre ndërkombëtarëve që e ndihmuan çështjen tonë kombëtare. Emrat si Bugajski s’duhet t’i harrojmë assesi. Prandaj, institucionet tona e kanë për obligim që një emër të tillë ta nderojnë. Se duke e nderuar atë, e nderojnë edhe vetën.Një intersim të jashtëzakonshem e ka zgjuar libri i tij i fundit Cold Peace (Paqe e Ftohtë), që është botim i Qendrës Strategjike dhe Studimeve Ndërkombëtare në Ushington DC. Është një studim i përkryer që në detaje pasqyron, analizon dhe parashikon , zhvillimet e politikës imperialiste ruse në dhjetëvjeqarin e fundit.Rasti i Kosovës është shebull më së i qartë i politikës ruse në stilin” përqajë e sundo”. Mbeshtetja që i bëhët Serbisë nga ana e Moskës thuhet nder të tjera në këtë botim është cinike dhe bëhët për interesa vetjake...
...