Prokuroria dorëzon në gjykatë dosjen për katër trafikantë droge
Autori i Lajmit: red.
Katër të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike do të përballen me togat e zeza. Heldon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj, Laver (Xhafer) Tozaj do të gjokohen për akuzën e trafikut pasi dy vite më parë janë arrestuar me një sasi të madhe lënde narkotike. Dy të pandehurit Heldon dhe Ardi Xhaferri do të përballen për herë të parë për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndëkaq dy të pandehurit e tjerë këtë do ta kenë vendimin e dytë pasi janë dënuar nga gjykata vetëm pak kohë më parë për të njëjtën akuzë. Nga hetimet që janë kryer për dy të pandehuirit Xhaferri ka rezultuar se ata kishin bashkpunim me Laver Tozaj dhe Hasan Gjinaj. Ata janë arrestuar në sajë të një operacioni të koduar “Bobi”. Operacioni u organizua në orët e vona të mbrëmjes së 26 janarit të dy viteve më parë në afërsi të fshatit Pilur të Vlorës. Nga ky operacion u bë e mundur kapja e rreth 350 kg drogë e llojit canabis sattiva, si dhe të arrestohen 30-vjeçari Hasan Gjinaj nga fshati Treblovë i Vlorë dhe Xhafer Tozaj, 34 vjeç nga Selenica. Ndërsa Prokuroria ngriti ndaj tyre akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Sëbashku me ta u arrestuan edhe disa shtetas të tjerë, të cilët u akuzuan edhe për strukturim të grupeve kriminale.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009