Shpërthim me tritol, autori ngatërron objektivin
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Fier
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë nga shpëthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe fatmirësishtë nuk ka pasur asnjë të lënduar. Shpërthim tritoli ka ndodhur mesnatën djeshme në ndërrim të ditëve në banesën e mësuesit pensionist Kozma Toska, banor i lagjes “15 Tetori” të qytetit Fier. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 00:00 në ndërrim të ditëve së djeshme. Një sasi lënde plasëse e llojit tritol, pohoi paraprakishtë policia e Fierit, ka shpërthyer në pragun e derës së shtetasit Kozma Toska pensionist por që më parë ka punuar mësues. Sipas burimeve zyrtare të policisë Fier mësohet se ende nuk dihet se cili ka qënë autori i vendosjes së kësaj lënde eksplozive si dhe nuk dihen motivet e vendosjes së saj, por dyshimet janë hedhur se tritoli mund të jetë vënë gabimisht pasi aty jetonin vetëm dy të moshuar dhe fëmijët e tyre ishin prej kohësh të larguar dhe nuk kishin pasur asnjë konflikt. Po sipas këtyre burimeve mësohet se nga plasja e sasisë së eksplozivit që mendohet të ketë qënë rreth 100gr TNT ka pasur thyerje të derës kryesore të banesës ku ai banon së bashku me bashkëshorten, thyerje xhamash e disa dëme të tjera materiale. Dëme në njerëz nuk ka pasur, pohuan burimet zyrtare të policisë Fier.
Ngjarja
Grupi i ekspertëve të kriminalistikës që shkuan në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë nga mbetja e shpërthimit të lëndës plasëse dhe janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të përcaktuar tipin e lëndës plasëse. Policia po punon për idintifikimin e autorit dhe motivet e vendosjes së kësaj lënde plasëse. Në rrugicën që është pas shkollës nëntë vjecare “Mark Dashi” ndodhen disa banesa radhë që janë të fisit Toska. Mes tyre ndodhet edhe banesa e Kozma Toskës i cili dikur ka punuar mësues por që tashmë në shtëpinë e tij jeton me bashkëshorten e vet. Policia ka marrë në pyetje banor të lagjes të cilët mund të kenë informacion për ngjarjen. Sipas polcicisë atentatorët kanë opasur si synim shkatërrimin e banesës dhe shkaktimin e viktimave pasi lënda plasëse është vënë në yrjen kryesore të banesës dhe jo në afrësi të mureve të shtëpisë. Nga fuqia e shpërthimit të lëndës plasëse, jane plasaritur muret e banesës jane thyer xhamat, ndersa ka pesuar demtime dhe porta e jashtme.
Hetimet
Pista kryesore që po hetonë policia është ajo e vënies së eksplozivit gabimisht. Por policia nuk ka nguruar të marrë të dhëna për familjen Toska dhe për djemtë e tij. Nga materialet e mbledhura policia ka regjistruar se Kozma Toska ka tre fëmijë. Dy fëmijë i ka në emigracion prej vitesh ndërkohë që tjetrin në Tiranë me punë e shtëpi. Nga marrja në pyetje e familjarëve ka dalë se asnjë nga fëmijët e Kozma Toskës nuk ka pasur ndonjë konflikt që dikush mund ti sulmonte banesën. Në pyetje policia ka marrë edhe të afërm të çiftit të moshuar, por ende nuk kanë dalë në një konkluzion zyrtar për ngjarjen. Policia gjithashtu nuk përjashtonë edhe pistën e ndonjë sulmi banal nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë pasur si synim trëmbjen e çiftit të moshuar, duke mos marrë parasysh dëmet e mëpasshme.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009