Kërkohej nga Serbia për krime lufte, arrestohet kosovari
Autori i Lajmit: red.
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar nga Kosova i cili kërkohej nga drejtesia serbe për krime lufte. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe sipas te cilave, kosovari Muharrem Gashi, kishte qenë pjesëtar i Ushtrise Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tyre ka vrarë dy civilë serbë gjatë konfiktit të armatosur të vitit 1998 në Kosovë. Për arrestimin e tij ishte lëshuar një mandat ndërkombëtar nga autoritetet serbe. Shqiptari nga Kosova jetonte prej disa kohësh si emigrant në Itali ndërsa punonte si shofer kamioni në qytetin e Riminit. Tashmë i mbetet gjykatës së Bolonjës që të vendosë për ektradimin e tij në Serbi. Zëdhënësi i prokurorit për krime lufte në Beograd, Bruno Vekariç deklaroi për radion serbe B92, se bëhet fjalë për një krim të kryer në Berkovaç. “Hetimet kundër tij dhe dy të tjerëve janë vazhduar prej disa kohësh. Ai akuzohet për vrasjen e dy qytetarëve serbë si dhe për abuzime me tre të tjerë në Berkovaç. Kemi pasur një takim me Ministrin e Drejtësisë së Serbisë dhe presim që Gashi të përballet me drejtësinë” u shpreh zedhënesi Vekariç. Gashi u arrestua me një mandat të interpolit të lëshuar nga Beogradi, ashtu siç ndodhi edhe me ish-kryeministrin e Kosovës, i cili u arrestua disa ditë më parë në Bullgari me kërkesën e Serbisë nën akuzën për krime lufte, por u la i lirë pas proceduarave të kryera nga autoritetet vendase
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009