Bugatti 16C Galibier, publikohen fotot e automjetit luksoz
Fotografitë e automjetit luksoz Edhe pse ende nuk është konfirmuar se do të shkoj në prodhim serik, Bugatti 16C Galibier tashmë bëhen publike për të gjithë të pasionuarit e teknologjisë më të fundit. Megjithatë, nga “Bugatti” ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të fillojë prodhimi serik i këtij modeli të veçantë. Një veçori për t’u përmendur është zëvendësimi i ngjyrave të modelit origjinal, çka bën që automjeti të duket më i bukur. Tani për tani, Bugatti fsheh planet e veta, mirëpo pritet se modeli 16C Galibier të kalojë në prodhim pas përfundimit të ciklit prodhues të “Veyron” në vitin 2012 me çmim prej një milion euro. Kupeja luksoze me dy palë dyer do të futet në lëvizje nga motori tetë-litërsh Veyron V16 me rreth 800 kuaj fuqi. Nga kompania, drejtuesit janë shprehur entuziastë për këtë risi, por në të njëjtën kohë kanë theksuar se kriza ekonomike ka bërë që planet të mos realizohet 100 për qind në kohën e përcaktuar.
Aspire Ethos
Linja e re laptopëve
Acer ka paraqitur linjën e re të laptopëve, Aspire Ethos. Laptopët nga kjo linjë vijnë në shtëpiza të dizajnuara në mënyrë minimale si dhe me mundësi e theksuara multimediale. Tastiera në këtë laptop shtrihet nga njëri kënd në tjetrin, derisa në të është integruar sistemi i zërimit 5.1 kanalësh si dhe Blu-ray është opsional. Nga procesorët mund të zgjidhen modelet Core i3, i5 e i7 të Intel, grafika është ATI Mobility Radeon HD 5000, e kapaciteti maksimal i hapësirës për ruajtjen e të dhënave është 1.28 TB (mbi dy disqe). Laptopi do të shitet në dy versione – me ekran 15.6 inçësh të rezolucionit 1.366 x 768 piksela, si dhe me atë 18.4-inçësh me rezolucion prej 1.920 x 1.080 piksela. Çmimet ende nuk janë bërë publike, mirëpo padyshim bëhet fjalë për laptopë nga klasa më e lartë.
Samsung Galaxy S
Telefon me ekran të madh
Telefoni i ri i mençur i Samsung-ut ka ekran të madh dhe procesor të shpejtë dhe në shitje del gjatë këtij viti. Në ngjarjen CTIA Wireless në Las Vegas Samsung ka paralajmëruar paraqitjen e telefonit të mençur Galaxy S, të bazuar në Android 2.1. Pajisja ka ekran 4-inçësh Super AMOLED me ngjyra të gjalla (800 x 480 piksela) i cili falë teknologjisë mDNIe (e cila është parë edhe tek disa televizorë LCD të Samsung) paraqet fotografi të pastër dhe video me definicion të lartë. Shpejtësinë e punës e siguron edhe procesori i Samsung me takt prej 1 GHz, e kompania lavdëron edhe eko-sistemin Smart Life, i cili përdoruesve do të duhej t’ua lehtësojë dhe përshpejtojë përdorimin e shërbimeve të ndryshme online.
Burimi më i besueshëm i lajmeve
Pas lajmit se “Google” është faqja më e vizituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e dytë të këtij muaji, Facebook është bërë edhe burimi më i besuar për lajme nga Google News. Hulumtimi i kompanisë Hitëise ka dëshmuar se madje 78 për qind e përdoruesve lexojnë lajme në Facebook, ndërsa 67 për qind e tyre kërkojnë lajme në Google News. Javën e kaluar Facebook është bërë faqja më e vizituar në SHBA, dhe me këtë ia ka marrë primatin Google. Facebook aktualisht ka bërë për vete 7.07 për qind të qarkullimit të përgjithshëm në internet para Google e cila ka 7.03 për qind. Ekzistojnë parashikime se Facebook do të rrisë hyrjet nga 500 milionë dollarë, sa kanë qenë vitin e kaluar, në mbi dy miliardë dollarë qysh nga viti i ardhshëm.
27 Mars 2010