Pse femrat preferojnë shefat meshkuj
Anketimi, 63% e femrave kanë deklaruar se preferojnë që të kenë shef mashkull
Femrat preferojnë më shumë të kenë shef një mashkull sesa të drejtohen nga gjinia e tyre. Të paktën ky është përfundimi i nxjerrë së fundi nga një studim ndërkombëtar, për raportet e punës midis femrave dhe meshkujve. Sipas anketimit, 63% e femrave të pyetura kanë deklaruar se preferojnë që të kenë shef mashkull.
Meshkujt
Njëra ndër arsyet pse femrat preferojnë më shumë që të punojnë për shefa meshkuj, ka të bëjë edhe me faktin që ata nuk janë të prirë për ndryshime të shpeshta të disponimit, gjë që haset te shefat femra. Por ka edhe disa përparësi të tjera të shefave meshkuj, gjithmonë sipas femrave të anketuara.
Janë më të përgjegjshëm
Femrat duan që meshkujt të jenë kryesorët dhe me më shumë përgjegjësi, duke qenë se janë më autoritar dhe më të vendosur në ndarjen obligimeve. Ata janë më të ashpër dhe më të mirë në caktimin obligimeve, por edhe më të gatshëm për lëvdata kur puna kryhet si duhet.
Janë më të aftë
Femrat mendojnë se shefat meshkuj janë më të aftë në marrjen e vendimeve. Ata janë më të prerë dhe qëndrojnë pas vendimeve të tyre. Studimi po ashtu ka treguar se femrat që kanë shefa të gjinisë femërore janë të bindura se do ta kryenin punën më mirë se to.
Femrat
Të metat e shefeve
Një në gjashtë femra të anketuara që kanë shefe në punë e tyre kanë deklaruar se ndjejnë tensione në raport me shefen, në aspektin se i kanë marrë “me sy të keq”. Ndoshta kjo ka të bëjë me frikën e konkurrencës së femrave. Shpjegimi tjetër ka të bëjë me pamundësinë e shefeve që t’i lënë problemet e tyre në shtëpi.
Përparësitë
Përpos të metave të tyre, shefet kanë edhe përparësi. Për shembull, ato bashkëndjejnë më mirë me punëtoret e tyre, sesa shefat meshkuj. Gjithashtu, ato tregojnë edhe një mirëkuptim më të madh për problemet private të punëtorëve të tyre. Nëse në vendin e punës shefi juaj është femër, atëherë nuk do të keni nevojë që t’i shpjegoni asaj se çka fëmija i sëmurë, apo dhembjet e menstruacioneve.
“Rreziku” nga kolegët e punës
Ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme apo përdorimi i fjalëve të ndyra janë në krye të listës së shprehive të këqija që fitohen në vendin e punës. “Nëse keni koleg, i cili është i prirë për akuzimin e të tjerëve, kini kujdes, meqë kjo “sëmundje” mund t’ju ngjitet edhe juve”,- thonë rezultatet e një studimi të bërë në Kaliforni. Fajësimi, akuzimi dhe bërja me gisht kah gabimeve të të tjerëve janë metoda joproduktive me anë të të cilave të punësuarit tentojnë që ta rritin veten në pozitë, e në një atmosferë të tillë të punës një numër gjithnjë e më i madh i të të punësuarve e merr edhe për vete një mënyrë të tillë të sjelljes, si mënyrë të vetëmbrojtjes. “’I akuzuari’ nuk do të mësojë asgjë nga gabimet e veta, meqë do të jetë tepër i zënë duke u mbrojtur”,- thonë autorët e studimit. Akuzuesit në vendet e punës tentojnë që, me akuzimin e të tjerëve, t’i ikin përgjegjësisë së tyre për dështimet dhe të ngrihen në post, në kohët e krizave. Por, ndikimi i kolegëve mund të jetë edhe pozitiv. Një studim psikologjik amerikan tregon se individët e vetëdisiplinuar me shembullin e tyre, ndikojnë te të tjerët që të vijnë në punë me kohë, të rrinë më gjatë në vendin e punës, apo që të angazhohen më shumë në punën që bëjnë. Gripi nuk është gjëja e vetme që mund të merret në vendin e punës, meqë studimi i ri tregon se edhe emocionet e të tjerëve janë ngjitëse. Punëtorët qaramanë dhe akuzues shumë shpejt ua prishin humorin kolegëve të tyre, por për fat edhe qeshja, gëzimi dhe entuziazmi, me një fjalë emocionet pozitive, po ashtu janë “ngjitëse”.
Disa rregulla për marrëdhënie të mira me kolegët
Mungesa e komunikimit adekuat në marrëdhëniet njerëzore është fatal për produktivitetin në punë. Ekspertët pohojnë se nëse dini që të silleni me kolegët, atëherë kjo ka rëndësi të njëjtë sikur njohja e mirë e punës që bëni. Ja cilat janë rregullat themelore të raporteve ndërnjerëzore në vendin e punës.
Mbani mend emrat e kolegëve
Kur ndonjë personi i drejtoheni me emër, atëherë e personalizoni porosinë që e bartni. Po ashtu lini përshtypjen e një personi të kujdesshëm. Në të njëjtën kohë, kjo është edhe mënyra më e thjeshtë për të krijuar afërsi midis njerëzve. Filloni fjalitë tuaja me emra dhe pyetje, për shembull: “Alban, si jeni sot?”.
Relaksohuni
Dilni nga “resori” juaj dhe ndonjëherë ndihmojuni të tjerëve rreth obligimeve të tyre në punë. Bëjeni këtë pa pritur rixha, pa ju lutur kush.
Vlerësojeni punën e të tjerëve
Disa punëtorë mendojnë për veten e tyre se janë më të mirët dhe se askush nuk mund ta kryejë punën si ata. Mos u bëni edhe ju të tillë. Besoni në aftësitë e të tjerëve.
Pranoni gabimet
Nuk do të bëhet kiameti nëse pranoni se mbani përgjegjësinë për ndonjë gabim. Natyrisht, kjo nuk është një përvojë e këndshme, por duhet që në punë të keni marrëdhënie korrekte dhe të ndershme. Kjo nënkupton pranimin e gabimeve tuaja.
Lavdëroni të tjerët
Kur doni që ta lavdëroni ndokënd për punën dhe mundin e tij, mos thoni vetëm: “Mirë e bëre”! Jini sa më konkret në lëvdata dhe falënderime dhe, me anë të tyre tregoni atij personi se jeni të vetëdijshëm për atë që ka bërë ai.
Mbani premtimet
Mos premtoni diçka që edhe vet e dini se nuk do të jeni në gjendje ta realizoni. Kredibiliteti juaj varet nga premtimet tuaja, sa u përmbaheni atyre. Nëse nuk jeni njeri besnik, nuk mund të përparoni shumë në karrierë.
Jini falënderues
Kur kolegët tuaj ua bëjnë ndonjë të mirë, mundohuni që ta çmoni këtë gjë. Më së miri është që të falënderoheni me kulturë dhe të mirën ta ktheni me të mirë.
Kontrollojeni gjuhën
Një fjalë e urtë thotë: “Tri herë mendo, e një herë fol”. Dihet se ka edhe njerëz që kërkojnë bela, sapo ta çelin gojën, por kjo nuk do të thotë se edhe ju duhet të bini në nivelin e tyre. Mendoni mirë se çfarë nxirrni nga goja.
Ndihmoni kolegët
Të gjithë ne gabojmë, e këtu nuk bën përjashtim askush prej nesh. Për këtë shkak, kur ndokush nga kolegët tuaj bën ndonjë gabim, mos filloni menjëherë me kritika, por minimizojini gjërat dhe shikoni si është më së lehti që të përmirësohet ai gabim.
27 Mars 2010