Moda e pranverës, propozimet e 12 stilistëve
Meshkujt dhe femrat tashmë mund të jenë më të sigurt për veshjet e kësaj stine. Stilistët: Biblos, Ferre, Armani, Valentino, Matiolo, Fendi janë frymëzuar nga historia për të përshtatur modele tërheqëse për të dy sekset. Krijimet, që janë etiketuar si të fundit të stilistëve, për Pranverën 2010, kanë pak kohë që kanë bërë prezantimin e tyre nëpër pasarelat më prestigjoze: milaneze, pariziene e njujorkeze. Kaq i shpejtë ka qenë prezantimi i tyre sa një pjesë e mirë ka filluar të ekspozohet nëpër vitrinat e dyqaneve luksoze.
Biblos, në kërkim të perendimit
Për Pranverën 2010, femra që ka propozuar Biblo i është vënë theksi tek historia amerikane. Gjithmonë, asnjëherë tek ajo bashkëkohore. Preferencat e saj të çojnë lirshëm nga inspirimet shpesh të habitshme, të cilat konkretizohen në forma napash të prera me cepa dhe me shumë bishta. Ato janë rigorozisht të derdhura në funde apo të aplikuara në bluza, me materiale të ndryshme, madje duke eksperimentuar deri edhe në lëkurë. Biblos ka dashur të guxojë me mbetjen e çizmeve të buta e të sheshta, ku në pjesën e përparme është ruajtur forma e sandaleve. Por, historia rrjedh pa dashur nga ne. Dhe, ja, tek zbret ne brigjet amerikane se bashku me të ashtuquajturit "Eterit Pelegrine", zbukurime me shirita në fustane të lehta pak a shumë të gjatë, të cilat shpesh janë të pasuruara me qëndisma të ndryshme. Biblos e përqafon stilin me një luk, që duket pak si “i zbehtë”, ndërkohë që në të vërtetë është i zgjidhur në mënyrë perfekte. Udhëtimi i tij të çon në Playmouth, ku dhe qëndrojnë traditat më arkaike. Keshtu, pak ngjyre e zeze absolute rezervohet per mbremjen.
Aventurat e lirshme të Emporio Armanit
Emporio Armani tregon historinë e vajzës së tij: një vajzë e re që bëhet një oficere e marinës. Ajo mban në aventurën e saj një xhaketë të gjatë me dopiokopsë, teksa niset drejt vendeve te largëta e të panjohura. Ndoshta janë ato të ishujve të Polinezisë, por mund të jenë edhe ato të ishujve Havajane. Kjo, pak rendesi ka. Është një aventurë mbi llojin, e largët nga ato të mijëra luftrave. Ajo është e pastër dhe e lirshme, ku asgjë nuk fitohet përveç lumturisë. Aq e vërtetë është kjo, sa veshjet kthehen në xhaketa të zhubrosura, por me një linjë që është e përcaktuar saktë. Vajza e Emorio Armanit, zbulon kënaqësinë e një jete, e cila është e largët nga ekzagjerimet. Fundi me një prerje të lehtë, kthehet në një fund që lidhet ne mes, duke zbritur gjatë gjithë këmbës me shumë lirshmëri, madje edhe mbi pantallona. E bardha, bluja, vijat, stampat me lule e zëvendësojnë lirisht të zezën.
Heroina virtuale e Fendit
Duket si e pamëshirshme kjo modele. Femra e Fendit nuk njeh rrugë të mesme dhe merr si pike referimi Athinën. Ajo është një Dea e luftës post-apokalitike, të cilës i shtrëngojnë këpucët amfibe dhe çantën e mban si të ishte vetëm një lule. Është zgjedhja e saj e jetës, që i imponon korse të forta, me të brendshme në lëkurë dhe koraca të bukura. Madje këto të fundit kërkojnë një jakë të fortë, të tipit ushtarak. Uniforma e saj kalon nëpër kohë dhe hapësirë dhe veshja e Fendit që i ngjan një luftëtareje merr atë të vikingëve. Vellot, ndërkohë, zëvendësohen nga napat e qëndisura, të vendosura mbi copa shifoni. Ndërsa, kur dorëzon armën e luftës, dominon në mbrëmjet me ekskluzive me një luk sa elegant aq edhe seksi. Fendi është në një imazh, qe shkon mes Laea Kroft dhe Otilias.
Matiolo, në një kornizë të artë
Djallëzore dhe magjepsëse, në dukje, femra Matiolo e propozon Pranverën 2010 me një freski dhe gjallëri të habitshme. Si një heroinë e vërtetë e misterit, ajo propozon veshjen me një ngjyrë të zezë shumë ngacmuese. Fund, apo pantallona, kjo ka pak rëndësi për këtë model. Ndërkohë, prerjet janë të parregullta dhe lirshmëria e tyre vihet re në çdo lëvizje, si një hije e vërtetë, e cila kërcënon modën dhe që revolucionon rregullat në mënyrë të pakthyeshme. Kështu, në këtë drejtim, Matiolo bën që rrobdishambri të dalë nga anonimati dhe të bëhet fund. Ndërsa, korseja del paksa mbi xhaketën e ngushtë dhe stampat me lule e figura të çrregullta formojnë grafika euforike në të gjithë garderobën.
Dilema e Shanel
Bukuri radikale apo shik urban, ky është përcaktimi i Shanel. Modeli prezanton mundësinë e një stine absolutisht perfekte, që është e ngjyer e gjitha në të zezë e në të bardhë. Tonalitetet e saj bëjnë kontrast me dritën dhe me shkëmbimin e aksesoreve dhe veshjeve. Kjo lojë e kurorëzon Shanel si një mbretëreshë të padiskutuar. Në këtë drejtim, me mijëra shpirtra, kalojnë shpesh nga ajo e Xhein Austen, rigoroze në veshjen totalisht të zezë, me një fjongo të bardhë; apo tek ajo e Meri Reily, personazhi trondites me një fund dopio, parë në versionin e saj më të "forte”. Kjo, me një rrip, që mbështillet rreth belit dhe me një kapëse të dyfishtë.
Valentino, në krijimin e Deas metropolitane
Valentino prezanton një siluetë, e cila është e vendosur atje ku pikat e duhura duken me vendosmëri. Është prekja magjike e Valentinos, që bën për vete edhe Pranverën 2010. Ajo është e mbushur me stil dhe bën një adoptim të korsesë, veprim i cili shërben si pikënisje për të ndërtuar një koleksion të pasur me copa unike. Në këtë zgjedhje është edhe vlera e shtuar e një femre që di të zgjedhë pa hezitime se si të marrë efektet e nevojshme për bukurinë e saj të përditshme. Ajo riviziton shallin dhe e trasformon në bluzë për t’u veshur me funde të gjera në formë të rrumbullakët. Kjo duke bërë një rikthim në traditën meksikane, për të krijuar një luk esencial.
27 Mars 2010