E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimi, truri është uniseks, një gjen bën ndryshimin femër-mashkull



Burrat janë agresive dhe racionalë, femrat janë të ndjeshme dhe emocionale, ai lexon mirë tabelat e rregullave të qarkullimit, ndërsa ajo ndalet të pyesë për drejtimin e duhur, mashkulli është gjuetar, ndërsa femra, mirëpritëse. Por jo gjithmonë këto karakteristika janë të përcaktuara qartë, klishetë janë tretur për t’i dhënë formë një bote me më pak rregulla e arsye. Teoritë më të shpeshta të shkencëtarëve ia atribuojnë sjelljet ADN-së, qarkut mendor dhe reaksioneve biokimike të çdo lloji. E megjithatë, pak nga përgjigjet duken të besueshme. Të tjerat dalin e më pas hidhen poshtë pa vërtetuar asnjë gjë konkrete. Disa nga pyetjet që na lindin natyrshëm janë: truri njerëzor ka një model “rozë” dhe një tjetër “blu” apo ndryshimi mes gjinive lidhet me zhvillime më të mëdha të disa funksioneve të caktuara, apo mos ndoshta gjithçka vjen si pasojë e faktorëve socialë dhe kulturorë?

Studimi
Tani duket se është gjetur një përgjigje e përbashkët mes studiuesve: Truri njerëzor është i strukturuar sipas “një modeli unik” si për femrat ashtu edhe për meshkujt, por aktiviteti për disa gene përcakton ndryshimet thelbësore të dy gjinive. Studiuesit kanë mundur të zbulojnë një gen çelës që ndihmon t’i jepet formë “gjinisë së trurit”. Zbulimi ëhstë bërë publik nëpërmjet revistës "Nature Neuroscience", e cila u referohet kërkuesve të Univeristetit të Glasgout dhe të Oksfordit dhe mendohet se tashmë nuk lihet vend për dyshime. Shkencëtarët kanë studiuar mizën e frutave, por geni i lartpërmendur është shumë i pranishëm në gjithë mbretërinë e kafshëve, kështu që është i rëndësishëm edhe për ne njerëzit. Bëhet fjalë për një gen të quajtur “doublesex”, ose më saktë dopio gjini. Kjo nuk është diçka krejtësisht e panjohur: ekspertët kishin zbuluar që bëhej fjalë për një element të rëndësishëm që i jep formë ndarjes fizike femër-mashkull.

Rezultati
Tashmë është zbuluar se në trurin e një femre është thelbësore për zhvillimin tërësisht “rozë”, ndërsa në trurin mashkullor ndihmon një tjetër gen për të formuar “neuronet blu”. Dhe jo vetëm.: dihej që ekziston një gen i quajtur “fruitless” që kontrollon sjelljet seksuale të mizës mashkull (eksperimentet kanë filluar në një insekt frutor, që mendohet se ka të njëjtat tipare sjelljeje si njerëzit): fruitless aktivizohet tek një femër, dhe më pas ajo fillon të sillet si një mashkull. Nga kjo, studiuesit kishin dalë në përfundimin se geni “frutless” ruante rolin kryesor për zhvillimin e identitetit mashkullor në tru. Tani studiuesit britanikë, të drejtuar nga Stiven Guduin, kanë vërtetuar se “fruitless” dhe “doublesex” punojnë bashkë për të vendosur “seksin” e trurit”.

Aftësitë
Deri në këtë moment, mungesa e të dhënave bënte që shumë çështje të liheshin pezull, në të kundërt shkenca ka bërë të mundur të shquajë ndryshimet funksionale, por edhe se ato nuk kanë asnjë lloj lidhje me inteligjencën. Janë me dhjetëra ndyshime mendore dhe aftësi që bëjnë të regjistrohen ndryshime në dy gjinitë: femrat arrijnë të artikulojnë 36 mijë fjalë në ditë, ndërsa meshkujt vetëm gjysmën e tyre, ose më qartë, deri në 18 mijë. Femrat në zgjedhjen e partnerit të tyre i japin më tepër rëndësi dhembshurisë dhe ndjeshmërisë, në këtë mënyrë e kanë më të thjeshtë të bëjnë shoqëri. Meshkujt ndërkaq, janë më të prirur drejt sjelljeve agresive, pranojnë të marrin përsipër rreziqet dhe shfaqen të gatshëm të kuptojnë sistemet e komplikuara si motorët e automjeteve, programin e një video regjistratori.

Ndryshimet
Sipas shkëncëtarëve të “Medical School” në Harvard dhe të universitetit kanadez “McGill di Montreal” kanë një organizim cerebral që i bën më të zonjat në marrjen e vendimeve dhe në përqëndrimin te emocionet. Meshkujt, në të kundërt drejtohen ndaj materies gri, drejt seksit dhe veprimeve. Fakti që femrat dhe meshkujt sillen në mënyrë të ndryshme nga njëri-tjetri do të thotë shumë. Tani jemi shumë më pranë të dhënave për të kuptuar arsyen e vërtetë. Të paktën derisa një studim tjetër nuk do të na propozojë diçka më bindëse.

27 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›