E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler: Veriu ndikohet ende nga struktura kriminale

PRISHTINË- Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka deklaruar se situata ne veri të Kosovës megjisthëse e qetë, vijon të ndikohet nga strukturat kriminale.

Këto deklarata, gjenerali gjerman Buhler i bëri të martën gjatë konferencës së fundit për media si komandat i forcave të KFOR-it, raporton Express.
Në një takim me gazetarët Buhler tha se në këtë pjesë të Kosovës është vërejtur zvogëlim i ndikimit politik, mirëpo ka rritje të kriminalitetit.
Ndërkohë gjenerali gjerman ka përjashtuar mundësinë që Beogradi të ketë ndikim tek këto grupe kriminale që veprojnë në veriun e Kosovës për qëllime përfitimi.

“Kjo popullatë në këtë pjesë të vendit është e frikësuar, në shtypje dhe e keqpërdorur nga një shoqëri e fuqishme e kriminelëve të cilët janë një bandë e organizuar ndëretnike. Njerëzit janë të frikësuar dhe në shtypje të radikalëve”, theksoi Buhler.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka deklaroi se ka mundësi që të shtyhet edhe afati i marrëveshjes për kthimin e policëve dhe doganierëve në pikat 1 dhe 31 deri në krijimin e kushteve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›