Kinë, njihuni me Banzhushan fshatin e beqarëve
KINË- Banzhushan është një fshat në provincën Hunan në Kinë. Mbase shumë prej jush nuk ka dëgjuar për këtë fshat të largët, por këtu si në të gjithë fshatrat kinezë, për burrat është gjithnjë e vështirë për të gjetur një grua.
Dhjetra burra, por asnjë grua, "të lirë" në këtë zonë! Fermerët kineze në Benzhuan hapin sytë rreth e rrotull si të shkretë dhe pyesin veten: “Ku kanë përfunduar vajzat në moshë për tu martuar”!
Sipas një artikull të The Guardian, fermerët në fshatin malor në provincën Hunan, nuk janë të vetmit që kanë vështirësi në gjetjen e një vajze, e cila do të jetë bashkëshortja e tyre e ardhshme. Për dhjetra miliona meshkuj të Republikës së Kinës parashikohet një e ardhme e frikshme prej beqari. Sidomos në fshtat gjasat për të gjetur një partnere janë pothuajse zero.
Të kesh nje fëmijë vajzë në këtë cep të botës konsiderohet ‘fatkeqësi’. Fëmijët konsiderohen krah pune, një bebe femër konsiderohet më shumë një barrë për familjen sesa një bekim për prindërit. Femrat punojnë më pak dhe martohen më herët, pra braktisin familjen e tyre për ti shërbyer burrit të saj.
Në të kaluarën ishte e zakonshme që vajzat e porsalindura të vriteshin. Ndërsa sot është më i zakonshëm aborti selektiv në bazë të seksit. Është një mënyrë ilegale, por që praktikohet.
Sot në Kinë lindin 100 femra për 118 meshkuj (në një kohë që mesatarja botërore është 106). Profesori Li Shuzhuo, i Institutit për Studime mbi Popullsinë dhe Zhvillimin në Universitetin Xi'an Jiaotong thotë se në 20 vitet e ardhshme rreth 30 deri 50 milion meshkuj në Kinë do mbeten beqarë për gjithë jetën.
Ato që përfitojnë nga kjo situatë janë femrat, duke qenë pothuajse një gjë e rrallë, ata mund ti lejojnë luksin vetes që të përzgjedhin dhe të rrisin prespektivën e tyre duke migruar në qytet.
Fermerët kanë pak për të ofruar. Me pagën e tyre që shkon rreth 300-400 yuan (rreth 30 euro). Ato nuk mund të blejnë as edhe një shtëpi të tyren.kështu që mbesin vetëm, me shpresën se gruaja shpejt ose më vonë do të vijë, pa marrë parasysh se çfarë karakteristikash mund të ketë, e rëndësishme është që një ditë ajo të vijë.
(e.m/BalkanWeb)