E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buja dhe Drews inaugurojnë Bibliotekën e NATO-s

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews kanë inauguruar solemnisht Bibliotekën e NATO-s, në Kolegjin IESPE, në Prishtinë.

Kolegji IESPE është institucion i arsimit të lartë i dedikuar për studime evropiane dhe të sigurisë. Ndërkaq biblioteka është themeluar në bashkëpunim të plotë me Divizionin për Diplomaci Publike të NATO-s në Bruksel.

Me këtë rast ministri i Arsimit , Ramë Buja , ndër tjera tha se Kolegji ISPE është njëri nga institucionet që po ngritë q`do ditë cilësinë arsimore në Kosovë dhe vlerësoi se : “kur del një libër në sfond , është hapur një dritare dhe kur hapet një bibliotekë është hapur një horizont i tërë”.

Në vazhdim ministri Buja , ka falënderuar komandantin e KFOR-it në Kosovë , Gjeneral Major, Erhard Drews për kontributin e dhënë në misionin që ka, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, por edhe për sjelljen e kësaj bibliotekës në sfondin e Kolegjit IESPE.

“Shpeshherë kemi falënderuar NATON për veprimet konkrete që ka bërë në realizimin e lirisë sonë , por ky falënderim është i veçantë për faktin se tani na sjellë njohuri dhe përvojë të shkruara përmes bibliotekës së NATO-s. Ne e dimë se sa i duhet Kosovës njohuria për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Djemtë dhe vajzat tona janë të gatshëm të marrin dituri , të përgatiten psikofizikisht që të jenë të gatshëm për atë sigurinë e domosdoshme që duhet ta ketë secili shtet dhe shteti i Kosovës” ka thënë ministri Buja duke uruar studentët dhe pedagogët e IESPE për suksese të mira edhe në të ardhmen.

Sipas zyrtarëve të Kolegjit IESPE, biblioteka e inauguruar sot, do të jetë në dispozicion të studentëve të IESPE –së dhe institucioneve tjera akademike , si dhe mirëpret hulumtues , gazetarë dhe pjesëtar tjerë të interesuat të publikut të gjerë.

Në këtë ceremoni te veçantë ishin të pranishëm profesor dhe studentë të kolegjit IESPE , përfaqësues të KFOR-it në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›