Ferguson, nervozohet me Federatën

Sir Alex Ferguson ka kritikuar Federatën angleze të Futbollit (FA) për ngritjen e pluhurit pas lëndimit më të ri të mesfushorit Ashley Young.
FA njoftoi se Young është duke shëruar një problem në gju që i ka pamundësuar të paraqitet në duelet e radhës kundër Moldavisë dhe Ukrainës të vlefshme për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Ferguson është hidhëruar që FA ka dhënë lajmin për gjendjen e një futbollisti të tij.
“Nuk ishte mirë që FA i njoftoi të gjithë se Ashley Young është i lënduar. Edhe pse nuk është serioze nuk ka kuptim që FA të jap lajme të tilla. Pse kundërshtari ynë i radhës duhet ta dijë që kemi futbollist të lënduar?”, deklaroi Ferguson për Sky Sports News.