Owen ende kërkon klub

Afati kalimtar i verës është mbyllur kurse Michael Owen nuk gjeti një skuadër të re. Por, ish reprezentuesi anglez është optimist se do të gjejë angazhim në ditët e ardhshme.
Si futbollist i lirë, sulmuesi mund të nënshkruajë për ndonjë klub edhe pas mbylljes së afatit kalimtar. Ai spekulohej se kërkohej nga Stoke dhe Everton por ende është në kërkim të një aventure të re.
“Asgjë nuk është e konfirmuar ende, do të jenë disa ditë shumë interesante për mua tani pas mbylljes së afatit kalimtar të verës”, shkroi ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.