E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Berisha ngushëllon kryeministrin e Belgjikës

Dule folur në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Ky aksident e gjeti Kryeministrin Leterme në Kosovë dhe sonte ai do të ishte mik i yni, për të nisur nesër në mëngjes një vizitë zyrtare, historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. I shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Jam i bindur se vizita historike, e parashikuar për nesër, do të zhvillohet në një kohë të përshtatshme për Kryeministrin Yves Leterme”, tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›