Bujar Leskaj: Majko flet si Enver Hoxha
Opozita nuk do te pajtohet me ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike. Perkundrazi, deputeti socialist, Pandeli Majko, tha dje se tentative e maxhorances per te ndryshuar kete ligj, do e beje Shqiperine vendin e pare qe do te kompensoje kriminelet e luftes. "Eshte per te ardhur keq qe nje deputet si Majko del e flet me gjuhen e kriminelit si Kristo Themelko apo Enver Hoxha", akuzoi demokrati Bujar Leskaj. Por sipas Majkos, ne asnje rast, opozita nuk mund te votoje pro nje projektligji qe synon te kompensoje dhe ata qe ishin pjese e krimeve, qe bene krime. "Nuk kam per te heshtur kurre ndaj padrejtesive te tilla. Nuk mund te demshperblehen ata qe kane kryer krime. Dhe ti duhet ta dish, se je nip ballisti, ndersa une partizani", replikoi ashper Majko. Maxhoranca miratoi dy dite me pare ne Komisionin e Ligjeve, ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve. Te djathtet kerkojne demshperblim dhe per ata qe jane denuar pa gjyqe para vitit 1944. Nderkohe qe propozon dhe qe demshperblimin ne vlere monetare, ne rast se nuk jeton ish i denuari, bashkeshortja/i e tij apo ndonje nga femijet, te kene mundesi ta marrin dhe niperit apo mbesat.