Pronat, PR bashkon votat me PS
Rozeta Rapushi
Ndermarrjet e ngritura ne tokat e pronareve te ligjshem, do te kene mundesi te blejne truallin me cmimet e tregut, por jo te gezojne me, siperfaqet e teperta qe kane. Parate e mbledhura, por dhe siperfaqet e tokes qe do te lirohen, do te sherbejne per kthimin e kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Nderkohe qe Republikanet dhe socialistet kane bashkuar hapur votat ne Kuvend ne perpjekje per te rrezuar projektin e qeverise per nje ndryshimi ne ligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. "Kjo do te perbente nje cenim te rende te te drejtave te njohura me ligj dhe te shprehur ne vendimet e komisioneve te kthimit dhe kompensimit te pronave, per rrjedhoje keto vendime do te zhvleresohen duke u kthyer ne nul", ka deklaruar kryetari i grupit te PR, Arian Madhi. Pas rreth dy ore debatesh, maxhoranca miratoi e vetme ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. "Keto ndryshime marrin shkas nga kerkesat e bera nga pronaret e tokes sepse dhe keto ndermarrje kane ngrire, pasi nuk gezojne token ku jane. Ato kane me shume siperfaqe sec duhet, ndaj tu merren hektaret shtese, dhe trualli te blihet me cmimet e tregut", sqaroi kryetari i Komisionit te Ekonomise, Edmond Spaho. Sipas tij, me kete menyre, jo vetem qe do te mblidhen para per kompensimin e pronareve, por do te shtohen dhe siperfaqet e tokes te lira per kompensim. Por sipas nenkryetarit te grupit socialist, Erion Brace, ndryshimi ligjor per pronat, behet vetem qe te shpetoje disa ndermarrje, biznese nga falimentimi. "Shumica e ketyre ndermarrjeve po shkon drejt falimentimit, e duke bere keto manovra, ju i shpetoni ne menyre qe ato menjehere te dalin ne shitje. Pasi nuk ka asnje qe ti bleje pa truall", replikoi Brace, duke mohuar dhe faktin se pronaret e ligjshem te tokave kane kerkuar ndryshime te tilla ligjore. Po keshtu, dhe socialisti Pandeli Majko u shpreh se qeveria po kerkon te perfitoje ne kurriz te pronareve. Sipas Majkos, ndryshime te tilla ligjore jane antikushtetuese dhe shkelje e hapur e ligjit, pasi shteti nuk ka pse te sherbeje si pale e trete ne te tilla raste. "Kjo qe po beni ju, i heq te drejtat, pronareve te ligjshem dhe ua jep qeramarresve. Absurde dhe ne kundershtim me kushtetuten", u shpreh Majko. Debati mes paleve vijoi gjate. Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, tha se nje ndryshim i tille ligjor, i jep nje here e mire zgjidhje konfliktit te pronave me keto toka, ku jane ndermarrje e biznese te ndryshme. Leskaj tha se, ndryshimet ligjore i japin zgjidhje konfliktit mes pronareve dhe bizneseve ne kete rast, ndaj duhet te vleresohen. Ndersa Arben Malaj u shpreh se eshte per te ardhur keq, qe procedurat ligjore shkelen nga maxhoranca sa here te doje. "Ne ditet e fundit te mandatit, po merrni tokat e po veproni me ndryshime te tilla ligjore me koncepte komuniste. Po veproni si ne vitet 1993-1994", vijoi Malaj. Pavaresisht kundershtimeve te ashpra te opozites ne salle, maxhoranca ne kuvend, miratoi ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave.