E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Leskaj: Njeriu me letrat në rregull!

Share

Nga Mero Baze


Një biografi e paautorizuar e njeriut që pritet të bëhet kryetar i Kontrollit të Shtetit. Historia e tij reale, lidhjet e tij me njerëzit e rrugës, kulturës dhe politikes si dhe shkëlqimi verbues i CV-së së trashë

Bujar Leskaj është duke u votuar si Kryetar i Kontrollit të Shtetit. Letrat i ka në rregull. Presidenti e ka firmosur dekretin dhe Sali Berisha po bën sikur po mendohet, por do ta miratojë. Opozita ka shprehur votën kundër për shkak të flagrancës se kandidati me letra është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputet i saj dhe në listën pritëse të deputetëve të Vlorës. Prej vitit 1997, Kryetari i Kontrollit të shtetit me letra ka qenë gjithnjë i opozitës, ndërsa Leskaj do të jetë një rikthim i modelit të vitit 1992, kur deputeti i PD-së, Blerim Çela, u bë dhe Kryetar i Kontrollit të Shtetit.

Befasia e parë për publikun nuk ishte emri i tij, por CV e gjatë që kishte përgatitur, ku binin në sy tri diploma.

E para, ajo e inxhinierit të shpimit të naftës, është një diplomë reale. Leskaj ka përfunduar universitetin në verën e vitit 1990, por nuk preferoi të punonte si inxhinier. Ai u angazhua në polikë dhe u emërua instruktor në Komitetin e Rinisë së Vlorës. Muajt që pasuan në Shqipëri ndodhën ndryshime dramatike, që kishin të bënin me përmbysjen e komunizmit dhe në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, ai kandidoi si deputet i listës së organizatave luajale me Partinë e Punës së Shqipërisë, si kandidat i BRPSH për rrethin e Vlorës.

 Emri i Bujar Leskaj si kandidate per deputet i BRPSH ne vitin 1991. Siper tij bie ne sy emri i Sait Dollapit dhe Fatmir Xhafes.

Pas humbjes së zgjedhjeve dhe hapjes së kufijve, iku përkohësisht në emigracion në Greqi dhe u rikthye në Vlorë pasi PD kishte fituar pushtetin. Fati ishte me studentët e brezit të viteve 90-të. Një student i brezit tonë, Artan Hoxha, u bë në atë kohë Ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Ekonomisë, dhe kaq mjaftoi që shumë bashkëstudentë të kursit të tij të punësoheshin si doganierë. Leskaj ishte ndër ta si doganier në doganën e Vlorës. Në fillim doganier i thjeshtë, ai arriti që në vitin e fundit të PD-së në pushtet të bëhej kreu i doganës së Vlorës.

Paralelisht me doganën ai kishte nisur dhe biznesin dhe shkollën. I frikësuar se biografia e tij ish- socialiste do ti prishte punë në doganë, ai nisi me korrespondencë Fakultetin Ekonomik qysh në vitin 1993, i cili e afroi shume me dekanin e atij fakulteti Omer Stringa, një nga figurat më popullore të Fakultetit. Nën autoritetin e tij dhe natyrisht të ardhurave të doganës, rezultatet e larta nuk ishin të vështira për tu firmosur. Por nuk e la pas as biznesin. Së bashku me një biznesmen të respektuar,  atëherë në opozitë, që njihej si miku më i afërt i Fatos Nanos, Gaz Demi, ai investoi në ndërtimin e lokalit të njohur në ish- Parkun Rinia Ledi Dajana. Në këto kohë daton dhe miqësia e tij e fortë me Arben Malajn, i cili kishte ardhur si pedagog i jashtëm në Tiranë, pas një karriere si drejtues banke në Vlorë. Puna e tij ishte konsulent i firmës financiare piramidale Cenaj, por mbante dhe bilancet e ndërtimit të Ledi Dajanës.

Trazirat e vitit 1997 e gjetën Leskajn në krye të doganës së Vlorës, dhe e lidhën atë fort me një pjesë të grupeve të armatosura që vepronin në qytet, kryesisht kundërshtarë të Zani Çaushit. Qeveria e re e Pajtimit Kombëtar e bëri Arben Malajn Ministër të Financave dhe emërimi i tij i parë ishte ngritja e Leskajt në postin e Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Tashmë ai kishte marrë një hije të plotë si zyrtar socialist. Si një bashkëpronar i Ledi Dajanës, e cila në atë kohë ishte selia paralele e Partisë Socialiste, dhe si një ofiqar i lartë doganash nën kontrollin e socialistëve, ai dukej se ishte në rrugë të mbarë për karrierë në atë parti. Por Vlora ka gjithmonë të papritura. Grupet rivale në Vlorë, sidomos beteja mes atyre që quheshin kundërshtarë të Zanit, ku futeshin personazhe me nofka të çuditshme si Kakami apo Gaxhai dhe Zanit, po shkonte në ekstrem. Kishte të vrarë mes tyre, pengje, ekzekutime makabër. Arben Malaj po futej përditë e më shumë nën ndikimin e grupit të pushtetit, tender që në Vlorë dukej se e kishte fituar Zani Çaushi. I pafuqishëm për të marrë të gjitha vendimet vetë, ai detyrohet të pushojë në fund të verës Bujar Leskajn nga detyra me arsyetimin nën zë se ishte pjesë e miqësisë me kundërshtarë të Zani Çaushit. Por kjo jo me letra. Me letra kishte arsye për realizime e mosrealizime të ardhurash në një kohë që shteti ishte han me 7 porta.

Këtu filloi dhe prishja e tij e madhe me Arben Malajn, i cili ishte tashmë yll në ngjitje i socialistëve. Shtypi i atëhershëm e lakoi emrin e tij si të lidhur me Zani Çaushin në dërgimin e anijes Katër Radat në Itali, që u mbyt në Otranto, por dukej se ai nuk kishte gisht në atë organizim përveç faktit që emrin e tij mund ta kenë përdorur lirshëm banditët që nisën anijen. Po ashtu një histori me makinën e tij në një vrasje në Rrogozhinë, u sqarua si ngatërresë në një garazh riparimesh. Ishte kohë e vështirë të ndaje veten nga bandat e armatosura nëse do të ishe politikan nga Vlora dhe dy njerëz që kishin nisur karrierën në ato ditë, Bujar Leskaj dhe Arben Malaj, po merrnin rrugë të ndryshme, jo aq me dëshirën e tyre se sa me pafuqinë e tyre.

Vitet që pasuan ishin të vështira. Leskaj u zhvendos në Tiranë, bleu shtëpi në qendër të kryeqytetit, pas Presidencës dhe tërhoqi familjen nga Vlora. Kështu po dilte mrekullisht nga spiralja e njerëzve, të cilët tani thuajse nuk jetojnë më. Dy miqtë e tij më të ngushtë, të fundit në atë listë njerëzish të armatosur në vitin 1997, u vranë në vitin 2006 dhe 2007, kur ai ishte Ministër. Ai i respektoi duke u shkuar në funeral.Mbaj mend qe jo pa shpoti kolegët e tij deputetë ju referoheshin viktimave si njerëz të besës një nofkë që Leskaj e përdorte për të justifikuar shoqërinë me ta.

Jeta e tij në Tiranë natyrisht kishte nevojë për një impuls të ri. Diploma e Ekonomikut nuk i duhej më. Ai e mori atë fiks kur e hoqën nga puna si doganier dhe ajo i mbeti po aq e papërdorshme sa ajo e Fakultetit të Inxhinierisë. Një diplomë e re i duhej doemos. Miku i tij i afërt, Dhori Sollaku, i rekomandoi Juridikun. Me Dhorin njihej nga viti 1997 në Fier. Dhori në atë kohë kishte qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike, dhe për shkak të situatës së vështirë që ishte në Fier, kishte nevojë të shoqërohej me njerëz të fortë. Leskaj i sug

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›