E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër RAST BRENDA ditës, burri vret bashkëshorten në Tiranë

Share

Dy gra të vrara brenda një dite, autorët e krimit: bashkëshortët e tyre. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Bërxullë të Tiranës. Autori i krimit është 50 vjeçari Arif Serjani, viktima Arjana Serjani, 47 vjeç. Shkak për këtë krim ka qenë xhelozia.

Pak më herët një 61-vjeçar ka ekzekutuar më mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindje të çastit në fshatin Moravë të Beratit. Bashkim Myrteli ka qëlluar me mjete të forta gruan e tij Resmie Myrteli 56 vjeç, e cila ka mbetur e vdekur në vend

Është tronditëse të shohësh se sa shumë krime brenda familjes kanë ndodhur këtë vit, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë shifër për këtë gjendje alarmante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›