E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Leskaj e merr seriozisht punën, zbulon se korrupsioni është zhdukur

Share

Si një drejtues i një OJQ-je, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj na është shfaqur çdo ditë në ekran duke lidhur marrëveshje me organizata e institucione për të bashkëpunuar në luftën kundër korrupsionit. Që kur burri i shtetit e votoi në atë detyrë, Bujar Leskaj është zotuar se do bëjë namin në administratë. Përveç faktit se do hapë sërish dosjet e kontrollit për Bashkinë e drejtuar nga Edi Rama.

Por raporti i parë që ka përgatitur ai tregon se korrupsioni në administratë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Vetëm 2.2 milion dollarë abuzime ka zbuluar ai për tremujorin e parë të këtij viti, një shifër shumë më e vogël krahasuar me raportet e mëparshme të KLSH.

Një nga arsyetimet duket se është ai se tani ka më pak lekë në administratë dhe nuk ka se çfarë të vjedhësh. Duket i besueshëm si argument. Por po ta kombinosh edhe me faktin se Leskaj ka vullnet të hekurt për të hetuar skandalet e burrit të shtetit, atëherë shumë shpejt korrupsioni do shkojë drejt zeros.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›