E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga praktikantit mysliman me dy bomba- celularë

Share

Pas dy muajsh mbikëqyrje nga shërbimi sekret, në prangat e policisë ka rënë një besimtar mysliman, që u kap me dy bomba- celularë. Siç raporton e përditshmja Shqip, Denis Shmilli u prangos dje pranë zonës që quajtur 9-katëshet në Tiranë. Atij iu gjetën në momentin e prangosjes dy detonatorë me fije dhe një telefon celular i lidhur me to. Shmilli, me origjinë nga Poliçani, dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale me eksploziv në Tiranë dhe jashtë saj. Sipas burimeve të Shqip, Shmilli madje kishte planifikuar të hidhte në erë banesën e tij në mënyrë që provat të mos gjendeshin.

Për veprime terroriste u arrestua para pak kohësh edhe një tjetër besimtar mysliman, por ai u lirua nga akuzat.

Ky arrestim vjen në ditën kur një shpërthim me bombë tronditi Tiranën, duke lënë të vdekur një shtetas palestinez.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›