Bujar Llapaj: Edi Rama, sa më shumë pushtet të ketë aq më i rrezikshëm është
Dirigjenti i njohur shqiptar Bujar Llapaj ka disa ditë që është rikthyer në Tiranë, për të dirigjuar orkestrën e TKOB në premierën e baletit shqiptar Delina. Ai tregon se sonte në skenën e operës publiku do të ndjekë një shfaqje me vlera dhe kjo falë punës së të gjithë pjesëmarrësve në këtë premierë baleti. Sot artisti zhvillon një aktivitet të ngjeshur artistik në
Vancouver të Kanadasë, ku dhe drejton orkestrën e njohur West Coast Symphony, me të cilën zhvillon koncerte jo vetëm në Kanada, por dhe në shtete të tjera. Para 10 vitesh ai ishte me grupin e artistëve, të cilët kundërshtonin reformat që kërkonte të bënte në atë kohë ish Ministri i Kulturës Edi Rama. Sipas tij, nëse artistët nuk do të kishin kundërshtuar në atë kohë, sot disa institucione artiske as nuk do të ekzistonin, ndërkohë që jep opinionin tij në lidhje me politikat kulturore që ndiqen në vendin tonë. Bujar Llapaj, dirigjent me një karrierë të madhe operistike dhe asaj simfonike diplomuar në Akademinë e Arteve, specializuar në Paris, Francë. Ka në repertor të luajtura si brenda dhe jashtë vendit me sukses shumë vepra simfonike dhe mjaft opera të mëdha dhe të njohura.
-Riktheheni në Tiranë për baletin Delina, çfarë mund të na thoni për veprën?
Kjo është një vepër me vlera, e cila falë projekteve që ka sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit vjen në skenë pas 46 vitesh. Në skenë do të vijë muzika e të mirënjohurit Çesk Zadeja, por natyrisht që pas 46 vitesh, jo vetëm që koha ka ndryshuar shumë, por dhe instrumentistët kanë ndryshuar. Koncerti dhe interpretimi kanë ndryshuar shumë. Për mua është shumë normale që sezoni të jetë dhe me vepra shqiptare, pasi nëse nuk do ti luajmë ne këto vepra, kush do ti luajë atëherë. Nëse ne nuk do ti luajmë këto vepra ne nuk do të mund të reklamojmë dot se çfarë kulture kemi. Kjo është një detyrë, që të vesh dhe vepra shqiptare.
-Ndërkohë që ju jetoni jashtë Shqipërisë, në Kanada. Si vijon aktiviteti juaj artistik atje?
Aktiviteti im artistik në Kanada është i lidhur me orkestrën West Coast Symphony, ku unë jam dirigjent i parë dhe jo më larg se dy javë, koncerti që unë bëra atje luajti dhe vepra të Pjetër Gacit.
-Si u pritën këto vepra në Kanda?
Ato u pritën shumë mirë dhe kam në plan që më vonë të luaj dhe simfoninë e të madhit Çesk Zadeja në Kanada. Po ashtu në një orkestër me të rinj unë dhashë Vallen Simfonike nr.1të Thoma Gaqit, dhe kjo falë asaj që unë kam arritur që të dixhitalizoj shumë vepra shqiptare, dhe ky balet është i katërti që unë dixhitalizoj për TKOB. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe një kontribut që unë e bëj me dëshirë për kulturën shqiptare, sepse unë nuk kam turp kur paraqes muzikën shqiptare jashtë, pasi ajo ka shumë vlera krahasuar me krijimtarinë e shumë vendeve të tjera.
-E ndërkohë që ky vit përkon dhe me 10 vjetorin e grevës së urisë nga artistë shqiptarë. Si e kujtoni atë kohë?
Kurajon për të hyrë në grevë urie ne e gjetëm, sepse po bëhej një projektligj i cili nuk i shkonte për shtat Teatrit të Operës. Në atë kohë Edin Rama ishte i emëruar Ministër Kulture, por ai nuk ishte për kulturën dhe kjo ishte fatkeqësi, sepse ai vinte dhe nga arti.
-Pse e kundërshtuat reformën në atë kohë?
Ky ligj synonte që ta kthente këtë institucion në disa projekte, pra të ktheje në një formë e teatri anglo-sankson që shteti e financon shumë pak dhe jeton vetëm me sponsorë. Ky lloj teatri nuk është për kushtet e Shqipërisë dhe aq më tepër që në Europë nuk janë kështu. Reformat janë një fjalë e madhe, por ai ishte antikulturë. Fakti që me ndryshimin që iu bë ligjit dhe ai nuk e vuri asnjëherë në zbatim, kjo tregon që atij nuk i interesoi thelbi i ndryshimit të ligjit, që teatrot nuk mund të shndërrohen jashtë funksionit të tyre artistik. Një reformë, e cila nuk sjell zhvillim nuk mund ta quajmë reformë. Është një fjalë për të cilën do ta bësh më të bukur, por mund ta bësh më të shëmtuar, pra varet se çfarë qëllimi i jep reformës. Edi Rama nuk kishte qëllim që me reformë të sillte diçka të bukur, por unë do të thosha që sot më vjen keq për çdo politikan që nuk bën më asgjë për kulturën.
-Nëse kthehemi pas në vite tek greva e urisë, si nisi dhe sa zgjati ajo?
Greva në atë kohë zgjati 8 ditë në muajin janar, ndërsa protestat filluan në tetor 1999 dhe mbaruan në fillim të shkurtit 2000. Ne në atë kohë na përkrahi populli i Tiranës dhe gjithë artistët e Shqipërisë. Edhe sot me vjen shumë keq që jetën kulturore të Tiranës e shijon vetëm qendra e saj, ndërsa periferia as që bëhet fjalë. Zonat rreth Tiranës, jo vetëm janë të privuar nga e drejta për pak aktivitete kulturore dhe kjo nuk është faji i tyre. Bashkia e Tiranë duhet të kishte ndërtuar ndonjë sallë teatri qoftë të vogël nëpër rrethinat e kryeqytetit, ku mund të krijohen pa shumë shpenzime aktivitete ose shfaqje të ndryshme për publikun. Mund të krijohen teatrot e fëmijëve, që këta njerëz të fillojnë të ndihen qytetarë të Tiranës, por kjo gjë kërkon vëmendje dhe jo sakrifica të mëdha nga Bashkia e Tiranës, por kjo nuk bëhet dhe më vjen shumë keq për këtë. Ashtu si thashë dhe pak më lart artistët e TKOB hynë në grevë urie dhe u përkrahën në masë nga qytetarët e Tiranës, sepse donin të anullonin dhe të kthenin mbrapsht një projekt ligj për teatrin, i cili nuk kishte qëllim zhvillimin e teatrit si të operës ashtu dhe të teatrove të tjerë. Ai kishte si qëllim privatizimin e institucioneve ose të godinave të këtyre teatrove, të cilat duhet të viheshin për qëllime të tjera, si për kazino, lojëra fati etje. Duke parë këtë qëllim, neve dhe me të drejtë u ngritëm pa asnjë lloj interesi personal për të mbrojtur këto institucione, të cilat të vazhdonin jetën artistike dhe të mos mbylleshin, pasi është kollaj të mbyllësh institucione.
-Ku u përqendruan bisedimet me ish ministrin ?
Kemi bërë shumë takime në atë kohë me ish ministrin Edi Rama, por ne arritëm që të fitojmë, pra opera fitoi dhe kjo është dhe fakt. Në atë kohë ai ngulte këmbë, që nuk do të ndryshonte asgjë dhe më vjen çudi kur shikoj dhe sot që është e njëjta situatë, e njëjta natyrë me të edhe pas 10 vitesh, por këtë herë në ana tjetër në krye të Partisë Socialiste si kryetar. Në atë kohë pretendimi i tij ishte që të bënte një reformë, duke i thënë artistëve që do të krimbeshin në para, por që nuk jepte shpjegime se si. Kur u takova me të në atë kohë i thashë që ne të gjithë duam që të shkojmë drejt Europës, si ekonomi, si politikë si njerëz që të kemi dhe viza, sepse shqiptarët kanë nevojë që të shikojnë pak më tutje, ndërkohë që i thashë në cilin ligj të Europës je mbështetur për këtë që do të bësh, në atë francez, italian, grek apo gjerman, pra ku është shembulli. Ai më tha, se nuk kemi se si i shikojmë ata, pasi Shqipëria është ndryshe. Ai kishte si politikë vënin e institucionit nën kontroll totalitar, të një drejtori të vendosur pa kompetenca të kufizuara, pra të ministrit vetë. Në atë kohë unë i thashë, që pse drejtorit i ke dhënë kaq shumë kompetenca, nuk mund të manipulosh me artistët që kanë një eksperiencë të gjatë skenë. Për mua ajo që bëri ish Ministri i Kulturës në atë kohë ishte vetëm një sharlatanizëm, por jo vetëm aq dhe ne dyshonim në qëllimin e kësaj pune. Nëse sot ai bën kuvende me qytetarë duke shkuar poshtë e lart ai nuk pati guximin që ta bënte këtë gjë me artistët, me pjesën elitare të vendit, nuk e pati sepse e dinte që nuk do të kishte pasur asnjëherë përkrahjen e artistëve për këtë ligj. Nuk ke se kujt tia kërkosh jetën kulturore të varfër të kryeqytetit për aq kohë sa është ai kryetar bashkie sot. Këtë gjë ai e vërtetoi para 10 vitesh dhe jo vetëm për artin, por për mua është një njeri i vështirë që të merresh me të dhe të komunikosh. Them se ai