Kuçi: Kur Serbia njeh doganat, njeh edhe kufijtë e Kosovës
askush nuk di se çfarë hyn dhe del nga ajo pjesë e vendit. Për ta parandaluar këtë, Komisioni Evropian i ka kërkuar Serbisë përmes drejtorit për Zgjerim të BE, Pierre Mirel që të pranoj pikat doganore të Kosovës. Kjo kërkesë është mirëpritur nga institucionet e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka deklaruar se kur njihen doganat indirekt njihet edhe shteti i Kosovës. Në momentin që i njeh doganat, njeh kufijtë në kuptimin juridiko-formal dhe unë besoj që mbi bazën e asaj është një hap i dukshëm në njohjen reciproke në radhë të parë të tërësisë territoriale të njeri-tjetrit dhe besoj që me kohë edhe të vet shteteve sovrane, ka deklaruar Kuçi. Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën