E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizatori i takimit: Djali i Cekës i erdhi Ramës privatisht, e kapi për mënge dhe e ofendoi

egin-ceka-dhe-edi-ramaOrganizatori i takimit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në Akademinë Diplomatike të Vjenës, piktori Fatmir Velaj, ka treguar për gazetën Shekulli se si ka ndodhur incidenti mes Ramës dhe djalit të Neritan Cekës, Eginit, diplomat i Shqipërisë në Vjenë.

Djali i Neritan Cekës erdhi privatisht, nuk erdhi si përfaqësues i trupit diplomatik, si një diplomat. Nëse është diplomat, i takonte të bënte pyetje për shqetësimin e tij dhe jo të priste mbarimin e debatit, të vinte të kapte Ramën për mënge e ti thoshte se çfarë kanë me ambasadat dhe me atë. Rama i tha se nëse kishe pyetje, i bëje kur ishte koha, ndërsa tani më duhet të takoj njerëzit që kanë ardhur për mua duke më respektuar. Djali i Neritanit e ofendoi duke i thënë se ju jeni plehra, ndyrësira.

Edi Rama i tha: Ik se nuk jemi në vendin e duhur për një debat të tillë.

Më kanë pyetur nga një televizion në Tiranë se dëshmitarët thonë se Rama i shkuli veshin apo e qëlloi në kokë. Iu përgjigja: Dëshmitar isha unë dhe Rama nuk e qëlloi as nuk i shkuli veshin, por i tha te supi se nuk kam ardhur për të tilla debate. Më thanë se ka edhe video që tregojnë atë që pretendon Egin Ceka dhe unë u përgjigjem se nëse ka video, le ta paraqesin, por unë që isha aty ju them atë që pashë, thotë Velaj.

Velaj thotë se djalit të Neritan Cekës, pavarësisht se i ka mbaruar mandati, në mënyrë të paprecedent kaloi nga një mision diplomatik tek tjetri./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›