E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani do kthehet ne krye te Ministrise se Brendshme

Pasardhësi i ish-Ministrit të Brendshëm në këtë dikaster, Lulzim Basha pritet të jetë Bujar Nishani. Kryeministri Sali Berisha ka dërguar sot për dekretim nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, emrin e Bujar Nishani si Ministër i Brendshëm. Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se kreu i qeverisë ka vendosur që të kthejë në një nga dikasteret më të rëndësishme, ministrin Bujar Nishani.

Nishani aktualisht mban postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.
Në praktikën e ndjekur gjatë qeverisjes së kryeministrit Berisha, që nga viti 2005, kjo është hera e parë që një ministër kthehet në dikasterin e tij të mëparshëm.

Ndërkohë që ende nuk ka konfirmime të emrave të ministrave që do të mbajnë postet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Turizmit . Behët e ditur se këto ministra do të emërohen pas procesit të zgjedhjeve të 8 Majit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›