Pashket vijne emigrantet

Fillon kthimi i emigrantëve shqiptarë në atdhe për festën e Pashkës. Në pikën doganore të Kapshticës situata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur vonesa në përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve nga të dyja doganat.
Gjatë 24 orëve të fundit ,nga Kapshtica kanë hyrë rreth 2.400 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë rreth 2.100 persona. Dogana shqiptare ka vënë në dispozicion të lëvizjes së emigrantëve 3 sportele në hyrje dhe dy të tillë në dalje.
Drejtoria e policisë kufitare ka hartuar një plan të veçantë masash për të përballuar fluksin e lëvizjes ,i cili pritet të rritet në ditët e ardhshme dhe për të lehtësuar kalimin e qytetarëve pa vonesa në të dyja anët e kufirit. Gjithashtu, janë marrë kontakte edhe me palën greke, të cilës i është kërkuar shtimi i numrit të sporteleve dhe personelit, në rast të shtimit të fluksit. Sipas policisë kufitare të Kapshticës pritet që e premtja dhe e shtuna të shënojnë edhe numrin më të madh të qytetarëve që vijnë në atdhe nga kjo pikë doganore.
Ndryshe nga vitet e tjera ,këtë vit,për shkak të liberalizimit të vizave, pritet të ketë një numur të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, të cilët do ta festojnë pashkën tek të afërmit e tyre në Greqi apo vende të tjera.