Bujar Nishani nuk mund të zgjidhet President, sot

Bujar Nishani
Në një kohë kur në orën 17:00, Kuvendi pritet të mblidhet për të votuar, Bujar Nishanin, për President të Republikës, Lëvizja Nano për President pretendon se kemi të bëjmë me gafë Kushtetuese. Kjo për shkak se një ministër nuk mund të zgjidhet President nëse nuk jep dorëheqjen.
Në këtë pikëpamje edhe nëse Nishani paraqet dorëheqjen para votimit në Kuvend, ajo duhet të dekretohet nga Presidenti Topi që të mos konsiderohet më ministër në detyrë. Dorëheqja e tij, ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Lëvizja Nano për President.
Kandidimi i Nishanit për President gjithashtu do ti hiqte një votë mazhorancës për shkak se ai nuk mund të votojë për vetveten.
Ndërkohë, kandidatura e Nishanit ka marrë 21 firma dhe pritet ti paraqitet Komisionit të Ligjeve për miratim dhe më pas do të kaloi për votim në Kuvend në orën 17:00. /F.S/