Terhiqet nga gara presidenciale kandidati zyrtar i mazhorances
Tërhiqet nga gara presidenciale kandidati zyrtar i mazhorancës për president i Republikës. Artan Hoxha në një deklaratë për mediat deklaroi se është tërhequr nga gara, pasi nuk mund të jetë e një procesi jo civil.
Deklarata e plotë e kandidati Artan Hoxha
“Deri pas mbledhjes se mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do te mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsesualitetit, madje dhe sot ne mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë partisë socialiste, kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshirw shpifje dhe shantazhe arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale. Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojne faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe pak shkuar në favor në favor të zgjidhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëtin qëllim, por për gjithcka cfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë”- përfundon deklarata e zotit Hoxha.
Komisioni i Ligjeve zyrtarizoi Artan Hoxhën
Komisioni i Ligjeve zyrtarizon kandidaturën e Artan Hoxhës. 40 deputetë të PD dhe aleatëve kanë depozituar firmat e tyre në mbështetje të kandidaturës së Artan Hoxhës. Mes tyre, Patozi, Mediu, Idrizi, Tahiri, Meta e Tavo. Sekretari i Komisionit Viktor Gumi ka lexuar raportin, i cili shkon tani Kuvendit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri ka deklaruar se institucionet shtetërore duhet të verifikojnë
Kuvendi do të votonte sot Artan Hoxhën për president të ri të vendit ishte kandidatura konsensuale e koalicionit të mazhorancës. Eksperti i njohur i ekonomisë dhe publicistikës u miratua dje pas tre orë diskutimesh me opozitën në kërkim të konsensusit. Emri i tij u vendos në dakordësi të plotë mes PD-së, LSI-së, PR-së dhe PDIU-së, por nuk mundi të marrë konsensusin e opozitës. Po pavarësisht nga kjo mazhoranca qeverisëse, në zbatim të plotë të Kushtetutës ka të drejtën ta votojë sot, në raundin e katërt, me 71 vota.
Kuvendi konsumoi të premten pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual. Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të zhvillohet sot në orën 10:00.
Deri tani janë ezauruar tre nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë të votimit, Presidenti mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Sot zhvillohet raundi i katërt, pas dështimit të 3 raundeve të para, ku opozita refuzoi kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca, atë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.
PS: Nuk votojmë Artan Hoxhën
Deputetët e Partia Socialiste do të jenë të pranishëm në kuvend, por siç e deklaroi edhe dje kryetari kësaj partie Edi Rama pas tryezës me mazhorancën, nuk do ta votojnë kandidaturën e Artan Hoxhës për president.