E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Artan Hoxha nderon shumicen

Mazhoranca pritet të votojë sot në parlament kandidaturën e Artan Hoxhës për president të Republikës. Kryeministri Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar demokrat, ku kërkoi që të votojnë në unanimitet të plotë kandidaturën e Artan Hoxhës, pasi ka kontribute madhore në reformat ekonomike në 12 vitet e fundit dhe figura e tij nderon shumicën. Ndërsa ka akuzuar kreun socialist Edi Rama për mungesë sinqeriteti dhe me gjithë përpjekjet e mazhorancës ishte e pamundur të bindje Ramën për një kandidaturë.

“Dje tentuam në frymën dhe gërmën e kushtetutës të arrihej një konsensus në mirëkuptim të saj. Pikërisht në respekt të këtij procesi u vendosën kandidatura, u përzgjodhën duke besuar se opozita mund t’i besonte t’i votonte. E vërteta është se megjithë përpjekjet tona të jashtëzakonshme ishte pamundur që të bindje z Rama të pranonte një kandidaturë. Kriteret e tij, kuptova se ishin shumë speciale, duhet të ishte një njeri që nuk e ka kritikuar kurrë z Rama, ose duhet të ishte që e kishte të ndaluar me ligj kritikën ose që si ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës”- deklaroi Berisha në mbledhjen e grupit demokrat.

Kryeministri ka akuzuar kreun e socialistëve, për mungesë sinqeriteti në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
“Më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr person konsensual me të, pas gjithë debatesh më kthen te modalitetet. Ne shkuam si kërkoi ai, kërkoi tre-katër emra. Ja ku janë, mbrëmë më kaloi te modalitetet. Është i pasinqertë, ka mungesë sinqeriteti kur vjen problemi për të diskutuar për persona. Erdhi te kjo kandidaturë, jo tha se ky ka bërë avokatinë e qeverisë , ky zotëria ka bashkëpunuar me socialistët për reformat, ka bashkëpunuar me ne po për reformat, jo se nuk i plotësonte kriteret e tij” theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›