Kryeministri i Anglisë harron vajzën në restorant

David Kamerun me gruan e tij Samanta
Kryeministri i Anglisë, David Kamerun dhe gruaja e tij, Samanta, harruan vajzën e tyre 8 vjeç në një restorant pasi kishin ngrënë drekë. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht.
Sipas reagimit thuhet se çifti për shkak të trullosjes kanë harruar se kishin me vete vajzën. Kamerun është kthyer pas 15 minutash për të marrë vajzën e tyre, raporton BBC.
Një incident i tillë ka ndodhur disa muaj më parë kur Kamerun ishte ulur për të drekur në një vend pranë rezidencës bashkë me Nancin dhe fëmijët e tjerë Arthur 6 vjeç dhe 22-mujorshen Florence dhe bashkë me dy familje të tjera. /F.S/