Artan Hoxha kandidati zyrtar i mazhorances per President
Dështoi sërish përpjekja e mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Takimi i kryetarëve të partive parlamentare për presidentin i zhvilluar në ambientet e kryesisë së kuvendit për të gjetur një emër konsensual për kreun e vendit zgjati 3 orë, ndërsa Kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, kryetari i LSI-së dhe kryetari i PDIU-së u ulën në një tryezë të përbashkët, prej orës 19:30 , një ditë para raundit të katërt të votimit në parlament, në prani edhe të kreut të grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi dhe atij socialist Gramoz Ruçi.
Mazhoranca zyrtarizoi në këtë tryezë kandidatin konsensual të saj Artan Hoxha mes 4 emrave që ajo i paraqiti kryetarit të PS-së, që ishin Arben Imami, Bujar Nishani dhe Petraq Milo.
Berisha: Mazhoranca përpjekje për konsensus
Kryeministri Sali Berisha deklaroi pas takimit, të cilin e konsideroi të tejzgjatur, se pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës që të afrohej me opozitën nuk u arrit një konsensus , ndërkohë që mazhoranca do paraqesë të hënën për votim në parlament një personalitet të shquar që është Artan Hoxha.
“Një takim i tejzgjatur në të cilët palët diskutuan hapur mazhoranca bëri pëprjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën . Ne përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse, ministra që ose kanë punuar në kohëra të ndryshme, ose kanë vlerësimin e të dy krahëve për punët e tyre, zgjodhëm personalitete të shquara të fushave të tyre, por megjithë shkëmbimin e hapur, nuk u arrit në një kandidaturë konsensuale, ndërkohë që mazhoranca vendosi që nesër të paraqesë për votim në parlament një personalitet të shquar” deklaroi kryeministri pas takimit, i cili vlerësoi figurën e Artan Hoxhës si një personalitet dhe me një kontribut thelbësor në n tërë zinxhirin e reformave të mëdha që janë realizuar gjatë dekadës së fundit.
“Artan Hoxha ka një dhunti të çmuar në publicistikë, është një nga opinionistët më të votuar. Kjo përzgjedhje, jo nga eksponentët e forcave politike të mazhorancës është një përzgjedhje e standardeve më të mira”-theksoi kryeministri, i cili e konsideroi përpjekjen e mazhorancës për një proces serioz të mundshëm, që me ndershmëri bëri hapa të fuqishëm drejt opozitës, duke tejkaluar edhe veten
Duke shprehur bindjen se nga kjo përzgjedhje Shqipëria dhe shqiptarët do të përfaqësohen me dinjitet nga kreu i ardhshëm i shtetit të tyre, Berisha nënvizoi se propozimet kanë qenë të lirshme, por edhe propozimet e kandidaturat e mëparshme jo partiake kanë qenë ose propozim i tij ose mbështetj e tij e plotë dhe pa rezerva, duke marrë në konsideratë cilësitë, virtytet dhe kompetencat e kandidatit.
Kryeministri theksoi më tej se po zbatohet kushtetuta dhe respektimi i kushtetutës është detyrimi më madhor.
“Mendoj se vendi dhe kryetari i opozitës e ka të qartë këtu po zbatohet kushtetuta dhe respektimi i kushtetutës është detyrimi më madhor”- theksoi shefi i qeverisë.
Rama: Nuk u arrit konsensusi
Menjëherë pas takimit kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se nuk është arritur konsensusi dhe nuk është kuptuar rëndësia e konsensusit, ndërsa u shpreh se kjo do të jetë një kosto për marrjen e statusit kandidatit të vendit.
“Bëmë përpjekje të gjatë për t’i dhënë vendit një president konsensual dhe për t’i dhënë një sinjal që duhet të jepte politika shqiptare. Fatkeqësisht nuk gjetëm atë vullnet që duhet të shprehte qeveria shqiptare, e cila besoj se e kupton fare mirë se moszgjedhja e një presidenti konsensual është një sinjal negativ për vendin, është një zhvillim që nuk para thotë gjëra të mira kur Shqipëria do merret në provim nga qeveria evropiane më 12 tetor”- deklaroi Ramën menjëherë pas takimit.
Më tej kreu i opozitës shtoi se ka paraqitur në tryezë vizionin e detajuar të opozitës për një president konsensual, dhe jo një presidnet të opozitës në mënyrë që t’i hapej rruga statusit kandidat.
Duke e quajtur kandidaturën e Artan Hoxhës një kandidaturë të njëanshme Rama theksoi se ishte e domosdoshme që të arrinim dakordësi në një kandidaturë që garantonte mbështetjen e qeverisë e opozitës, por se nuk do të mbëhsteste asnjë kandidaturë të njëanshme, pasi sipas tij nuk mund të sakrifikojmë konsensusin për një emër.
Meta: Kandidatura e Artan Hoxhës nuk rrezikon statusin
Ndërkaq kryetari i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar menjëherë pas takimit se mazhoranca do të zyrtarizojë nesër kandidatin Artan Hoxha, i cili është një personalitet njohur i shoqërisë civile dhe me një karrierë tepër të pasur, ndërsa shprehu keqardhjen për mosarritjen e konsensusit për 4 emrat e paraqitur nga mazhoranca në këtë tryezë.
“Nuk arritëm të gjenim konsensusin për asnjë nga këta 4 emra me opozitën dhe shpreh keqardhjen për këtë”- deklaroi Meta, i cili shtoi se procesi i zgjedhjes së presidentit ka qenë gjithëpërfshirës dhe i debatueshëm, ndërsa theksoi se nuk rrezikohet statusi i vendit kandidat.
Kush është Artan Hoxha?
Artan Hoxha u lind në 19 nëntor të vitit 1964. Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.
Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë dhe nga viti 1992-1993 ka mbajtur postin e ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik.
Me pas zoti, ka punuar si Drejtor e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB)
Nga viti 1997 e në vazhdim ka qene anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës
Nga Shkurti i vitit 2008 e deri në Maj 2010 z.Hoxha ka qene anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë ; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora Neës ; anëtar i Bordit Këshillimor të Revistës Monitor ; themelues, anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.
Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.
Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.
Z. Hoxha, trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.
Që nga mbrëmja e së dielës, Artan Hoxha është kandidati zyrtar i mazhorancës qeverisëse për tu zgjedhur presidenti i 6 republikës së Shqipërisë.