Patozi Nishani kandidatura e mazhorances per President

Menjëherë pas tërheqjes nga gara presidenciale e kandidatit zytar të mazhorancës Artan Hoxha, Partia Demokratike propozon emrin e Bujar Nishanit si kandidaturë të mazhorancës për kreun e shtetit. Në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi tha se mazhoranca nuk mund ta lërë vendin pa president duke propozuar ministrin e brendshëm si kandidaturë të saj, ndërsa seanca e votimit për kreun e ri të shtetit në parlament shtyhet për në orën 17:00.
“Unë dëshiroj të konfirmoj lajmin që kandidatura e mazhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por mazhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës dhe kandidatura tjetër do të jetë z. Bujar Nishani i cili është një nga emrat e propozuar edhe dje në tryezën e negociatave. Për shkaqe teknike seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17.00”-deklaroi Patozi.
Dule: Opozita të propozojë kandidatura, PBDNJ është për Nanon President
Ndërkaq kreu i PBDNJ-së i ka bërë thirrje opozitës të mos i shmanget betejës, por të ofrojë kandidatura për kreun e shtetit.
“Procesi i zgjedhjes së presidentit po kthehet në proces pas që dëshmon dështimin e klasës politike e për t’iu përgjigjur sfidave të vendit tonë në kuadër të integrimit. Këtë gjë e dëshmoi edhe tërheqja e zoti Hoxha, që nuk mund të zgjedhë një president asn me shumicë të thjehstë. I drejtohemi opozitës që në këtë moment të mos i shmanget betejës politike duhet të dalë përpara të ofrojë kandidatura dhe PBDNJ është për figurën e Fatos Nanos në krye të shteti”-theksoi Dule.
Kush është Bujar Nishani?
Kandidati i Mazhorancës për President të Republikës Bujar Nishani mban postin e Ministrit të Brendshëm që nga prilli i vitit 2011.
Kohë kjo kur nga shtatori i 2009-ës mbante ai ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nga shtatori i 2009-ës. Post ky që e mban për herë të dytë, pasi edhe në mars të 2007 mazhoranca e asaj kohe i beson atij postin e Ministrit të Brendshëm.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani me një karrierë te sukseshme politike është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërise në vitin 2005.
Më herët ai ka qenë pjesë e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Jashtëm, detyra që i merr që në vitin 1993 pas punës si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”
Bujar Nishani është anëtarësuar në Partinë Demokratike në vitin 1991. Është zgjedhur sekretari i Partisë për degën e Tiranës në vitin 2001 dhe në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lista e Partisë Demokratike. Ndërsa në vitin 2005, Bujar Nishani zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të kësaj Partie.
Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988.
Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996.
Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Në vitin 2005, merr titullin “master”, në Studimet Europiane