Bujar Vani: Mungesa e transparencës në GKA, mbylli konkursin për bustin e Fan Nolit
Për të përjetësuar figurën e shquar kombëtare të Fan Nolit, i cili do të vendoset në qytetin Ibrik Tepe-Turqi, Galeria Kombëtare e Arteve, në mbështetje të Urdhrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve para disa kohësh shpalli konkursin kombëtar për realizimin në skulpturë të bustit kushtuar figurës së shquar kombëtare, Fan Noli. Në njoftim që bëri
GKA thuhej se në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë dhe arkitekti përzgjidhet me dëshirën e artistit, për të bashkëpunuar dhe aty pranohen punime individuale. Në një kohë kur u fol për transparencë në këtë konkurs nga drejtues të këtij institucioni, kjo gjë nuk është pranuar nga disa artistë pjesëmarrës në të. Një prej tyre është dhe skulptori Bujar Vani, i cili megjithëse i takon brezit të ri të skulptorëve me talentin e tij ai ka spikatur në fushën e artit pamor. I diplomuar në Akademinë e Arteve, Fakultetit i Arteve Figurative, sot dy punime të tij, busti i Lef Nosit dhe një i Ahmet Zogut janë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, po ashtu busti i aktorit të njohur shqiptar Sandër Prosi i punuar nga ai është në Shkollën e Mesme në Sauk, e ndërkohë që në Muzeun e Matit janë sërish dy punime të tij në skulpturë, njëra e Rexhep Pash Matit dhe tjetra po e Ahmet Zogut. Por krijimtaria e tij është shumë më e gjerë, pasi ai e ka shtrirë aktivitetin e tij artistik dhe në shumë ekspozita apo dhe aktivitete të tjera. Në këtë intervistë dhënë për gazetën skulptori tregon mbi parregullsitë që shoqëruan këtë konkurs për të përjetësuar bustin e Fan Nolit, e ndërkohë që ai bën të ditur se dhe në konkurse të tjera ka pasur mungesë transparence.
-Para disa ditësh u zhvillua konkursi për bustin e Fan Nolit, i cili do të vendoset në Ibrik-Tepe të Turqisë. Ju morët pjesë në këtë konkurs, çfarë mund të na thoni rreth pjesëmarrjes në të?
Në momentin që unë mora vesh që u shpall ky konkurs, unë mendova që të marr pjesë. Që në shpallje të konkursit unë vura re disa parregullsi apo pasaktësime të qarta të mënyrës se si mund të shpallet një konkurs skulpture.
-Çfarë ishte e padrejtë në këtë konkurs sipas jush?
Që në momentin kur shpallet një konkurs, kriteret nuk duhet të jenë aq të rënduara në momentin e përcaktimit të tij. Kështu tipare të bustit, se si do të jetë, përmasave fikse, bazamenti dhe përcaktimi i qartë i çdo detaji, kjo tregonte se aty ishte e vetëshpallur. Dhe kështu skulptorit nuk i mbetej gjë tjetër vetëm realizmi, dhe për rrjedhojë ky nuk mund të jetë konkurs, sepse nuk ke se si konkurron në një vepër që është e parapërcaktuar se si do të jetë, qoftë në dimensione etj. Çdo skulptor arrin ta kapi në karakter një figurë, nëse ai është skulptor. Unë mendoj që në konkurse të tilla, që sponsorizohet për tu vënë një vepër arti në sheshe, mund të përcaktohet shuma që është në dispozicion, sheshi se ku do të vendoset dhe më pas mënyra kompozicionale e çdo artisti se si do ta zgjidhi nga ana materiale, por dhe se si artisti do ta shohë këtë figurë në kompleks me të gjitha gjërat duhet të jetë krejtësisht individuale, e pa parapërcaktuar.
-Me këto që ju thoni vini në diskutim dhe transparencën e këtij konkursi?
Unë nuk dua që të futem në gjëra shumë të detajuara, por nga ajo që unë kam parë ai ishte një konkurs i mbyllur. Ai ishte një konkurs, ku nuk ekspozohen veprat në një ambient të hapur, që të shihen nga publiku, nga njerëzit. Konkurse të tilla duhet të kenë një vendim krejtësisht transparent, pa qenë i paragjykuar. Konkurse të tilla të veprave të artit nuk mendoj që duhet të jenë me dyer të mbyllura. Unë mendoj që aty ka ambiente të mjaftueshme për të ekspozuar vepra të konkursit, ku të gjithë njerëzit të kenë mundësi të shohin dhe të japin gjykimet e tyre dhe të krijojnë një ide mbi këtë konkurs se çfarë vlerash artistike përfaqësojnë këto vepra që konkurrojnë dhe gjithçka të jetë në një rrjedhë normale, dhe jo të jetë diçka e mbyllur, në një ambient të papërshtatshëm, ku edhe drita nuk është e përshtatshme për tu ekspozuar. Po ashtu problem ishte dhe koha e lënë në dispozicion për të krijuar një vepër që ti rezistojë kohës dhe të përjetësojë mirë atë figurë, kushdo që ajo të jetë, por në këtë rast është figura e Fan Nolit.
-Ju folët për mungesë transparence, e prisnit diçka të tillë në këtë konkurs arti?
Nuk u ndjeva mirë, pasi aty unë pretendoj që të vë një vepër dhe të shpreh dhe diçka nga vetja ime në skulpturë dhe nuk dua që gjërat të jenë të parapërcaktuara. Nuk dua që në GKA, që është i vetmi institucion që është konsideruar si tempull i artit në vendin tonë, pasi ne nuk kemi një galeri tjetër, të përcaktohen gjërat sikur të jetë një porositës privat. Në Galerinë Kombëtare të Arteve përcaktohet sikur të jetë një porositës privat, për rrjedhojë ky nuk është konkurs, por është vetëm një porosi. Unë nuk dua të analizoj veprat e të tjerëve që ishin aty pjesëmarrës apo të merrem me veprën fituese, pasi nuk e njoh autorin e saj. Megjithëse flitet për transparencë, ky konkurs mua nuk mu duk i tillë. I parë nga jashtë, si një konkurs që çova punët nuk mu duk i tillë. Nuk mu duk se ishte i hapur që njerëzit të fushës së artit të shkojnë ti shikojnë punët dhe të krijojnë një ide për to. Një problem tjetër që unë dua të theksoj është se tek shpallja e konkursit thuhet se duhej të dorëzohej një fotografi, CV etj, ku do të merrej në shqyrtim edhe CV. Jo se unë nuk kam një CV dhe nuk kam punë skulpture, pasi unë kam realizuar skulptura, por aty thuhej që juria merr në shqyrtim edhe CV, tani lind pyetja do të konkurrohet me bocete apo me CV, sepse nëse konkurrohet me CV unë i bie apo dhe të tjerë të mos marrim pjesë fare, pasi konkursin e fiton ai që ka eksperiencën më të madhe. Kjo nuk është e drejtë dhe nuk është stimulim për mua që jam në fillimet e mia, kjo është më shumë një dëshpërim se sa një stimulim.
-Jeni artist dhe keni qenë në dijeni të shumë konkurseve që janë zhvilluar në GKA. Keni dëgjuar dhe më parë për mungesë transparence?
Kisha dëgjuar dhe më parë për parregullsi dhe mungesë transparence që kanë qenë të pranishme në konkurse të artit pamor, por unë thosha që nuk do ti besoj këtyre, pasi çfarë do që unë të kem dëgjuar unë doja ta provoja vetë se sa të vërteta ishin ato që tregonin se kishte parregullsi. Unë nuk e di se si do të jetë në një konkurs tjetër në të ardhmen, se çfarë kriteresh do të përcaktohen apo mënyra se si do të zhvillohet si konkurs, por deri tani nuk kam ndonjë kënaqësi për të marrë pjesë aty. Unë kam energji për të marrë pjesë në çdo lloj konkursi pa asnjë problem, por në rrethana të tilla kur gjërat duken si të parapërcaktuara, këto nuk të stimulojnë. Ndoshta unë nuk jam kompetent për të folur mbi politikat që ndiqen në këtë institucion, por si njeri i artit unë nuk kam parë stimuj, nuk kam parë nxjerrje të vlerave të vërteta të artit shqiptar në GKA. Nuk kam parë të ekspozuar shumë punë të atyre që unë i mbaj si ikona të artit shqiptar. Unë aty kam parë shumë punë që janë niveli i mesëm i artit shqiptar dhe nuk mendoj që përfaqësojnë denjësisht artin shqiptar. Aty unë them se i është dhënë rëndësi më shumë një periudhe që ndoshta për mua nuk është përfaqësimi i artit shqiptar, që i takon realizmit socialist. Aty galeria është mbushur me punime të tilla dhe kjo gjë të dekurajon dhe të duket vetja sikur je jashtë atij institucioni, përderisa nuk shihen disa autorë që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar.
-Sipas jush, artistët nuk gjejnë atë që GKA ka si mision të saj?
Tek ekspozitat, konkurset e ndryshme që zhvillohen, si ai i Onufrit apo konkurse të tjera, gjërat duhet të jenë më të