PS denoncon INSTAT se shmangu inflacionin e ushqimeve
se manipulimi më i madh është bërë me çmimet e ushqimeve, rritja e vlerës se të cilave sipas Beqës është paraqitur më i vogël nga sa është në realitet. Sipas PS-së peshat e artikujve janë llogaritur bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjes, realizuar nga INSTAT gjatë periudhës Tetor 2006 - Shtator 2007. Për vetë rëndësinë që ka inflacioni për kuadrin makroekonomik të vendit si dhe për buxhetet familjare, njësitë kërkimore në Partinë Socialiste e ndjekin me vëmendje inflacionin duke nënvizuar me shqetësim manipulimin me të nga ana e INSTAT. Në reagimin e saj PS pohon se Institucioni që ditën e shtunë u përbetua publikisht për profesionalizëm, është tërësisht i çoroditur nën presionin e vijueshëm për ti bërë qeverisë shërbime që bien ndesh me çdo sens e vlerë profesionale. Partia socialiste pretendon se shmangia më e madhe konstatohet tek Ushqimet. Kështu, Ushqimet, të cilat në realitetin ku ne jetojmë janë shtrenjtuar 20 30 %, në llogaritjen e inflacionit kanë një peshë specifike më të vogël se sa gjetjet e rezultateve të Anketës. Sipas PS-së inflacioni është një element thelbësor në hartimin e politikave fiskale dhe monetare të çdo vendi. Partia Socialiste është e vendosur të tregojë të vërtetën e inflacionit në Shqipëri, atë të vërtetë që familjet shqiptare e jetojnë përditë pavarësisht fshehjes së përsëritur që i bën INSTAT-i, praktikisht Televizioni Shtetëror i Shifrave të qeverisë.
Last Updated on E Merkure, 17 Mars 2010 22:55