Bujqësia, BB: Nxisni tregun e tokës
Në fillim të viteve ‘90 përbënte 50 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, duke qenë padyshim dega kryesore e ekonomisë shqiptare. Sot, 18 vjet më vonë, pesha e sektorit bujqësor në PBB është përgjysmuar. Bujqësia nuk po rritet më të njëjtat ritme si degët e tjera të ekonomisë. Investimet në sektor kanë qenë minimale dhe për shkak të normave të ulëta të fitimit, por edhe pamundësisë financiare të fermerëve. Por kërcënimet që po vijnë së fundmi nga kriza ndërkombëtare e çmimeve e ka rikthyer edhe një herë bujqësinë në qendër të vëmendjes. Banka e Shqipërisë kërkoi publikisht nga qeveria që të reagojë, duke reformuar bujqësinë për të rritur prodhimin vendas, si mënyra më e mirë për t‘i bërë ballë krizës, por edhe për të përfituar nga kjo situatë. Por a ka mundësi Shqipëria që të rrisë prodhimin bujqësor? "Bujqësia shqiptare nuk është konkurruese në tregun rajonal dhe kjo konfirmohet më së mirë nga deficiti i saj i lartë në tregtinë e produkteve bujqësore. Vendet e tjera në rajon po e zhvillojnë bujqësinë shumë më shpejt se Shqipëria", thotë një raport i fundit i Bankës Botërore.
Prodhimi
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka të regjistruara rreth 400 mijë ferma, me një sipërfaqe mesatare prej 8 dynym për fermë. Krahas teknologjisë së vjetruar, parcelizimi i tejskajshëm i tokave bujqësore është problemi më i madh, që sipas ekspertëve ka sot bujqësia shqiptare. Kjo konfirmohet edhe nga institucionet e specializuara ndërkombëtare. Ky raport ka vërtetuar se nëse sipërfaqja mesatare e një ferme do të rritej me 10 për qind, atëherë prodhimi total bujqësor në vend do të rritej me 5 për qind. Sipas BB-së, fermat në Shqipëri janë 24-31 për qind efektive, në varësi të sipërfaqes së tyre. Duke evidentuar potencialin e madh që ka Shqipëria për të rritur prodhimin bujqësor, banka këshillon qeverinë që të ndërmarrë politikat e duhura për të stimuluar tregun e tokës, por edhe një sërë masash të tjera, të cilat do të rrisnin produktivitetin dhe prodhimin vendas.
Tregu i tokës
Por që sipërfaqja e tokës të rritet duhet që të zhvillohet tregu i tokës, i cili mbetet i bllokuar për shkak të problemeve me pronësinë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në Shqipëri kanë shitur tokat e tyre vetëm 2 për qind e familjarëve dhe 3.6 për qind e tyre i kanë dhënë ato me qira. Ky është ndër treguesit më të ulët në ekonomitë e tregut. "Shtimi i sipërfaqeve të fermave, jo vetëm që do të rriste prodhimin, por do të nxiste fermerët për më shumë investime në teknologji. Kjo do të bënte që bujqësia të ishte më eficente dhe më konkurruese.
Avantazhet
Banka Botërore thotë se Shqipëria ka avantazhe të mëdha në prodhimin e frutave dhe zarzavateve, ndërkohë që nuk mund të konkurrojë vendet e tjera në prodhimin e drithërave. Sipas studimeve të bëra, del se Shqipëria është vendi me produktivitetin më të lartë në Evropën Juglindore për prodhimin e pjeshkave dhe rrushit, të cilat, sipas Bankës Botërore, janë edhe produktet me potencialin më të madh për t‘u rritur. Avantazhe të mëdha Shqipëria paraqet edhe në prodhimin e domateve, ku renditet e dyta në rajon dhe atë të kumbullave. Ndërsa, sa i takon grurit, Shqipëria renditet në vend të parafundit.