Bujqësia në vendnumëro, rritje vetëm 0.5 për qind më 2009
Agroindustria dhe pemëtaria, të cilat konsiderohen si dy fushat me potencialin më të madh të rritjes në sektorin bujqësor dhe blegtoral të Shqipërisë, rezulton se kanë një jetë të vështirë gjatë këtij viti, ndryshe nga sa shpallet nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë. Të dhënat statistikore të kësaj ministrie, raportojnë një situatë shumë të keqe të sektorit më të rëndësishëm në Shqipëri për sa i përket mirëqenies së popullatës. Vetë parashikimi i ministrisë është që "prodhimi bujqësor do të rritet me 0.5 për qind, 4.5 pikë përqindje më pak se rritja e tij për vitin 2008, e ndikuar kryesisht nga kontributi negativ i prodhimit të pemëtarisë, rritja vjetore e të cilit është -0.6 për qind."
Problemi më i rëndë vërehet te sektori i agroindustrisë, i cili vlerësohet se "do të ulë prodhimin me 7 për qind, të vitin e dytë radhazi". Statistikat nxjerrin në pah se disa milionë euro, të cilat Ministria e Bujqësisë pretendon se ua jep fermerëve për të mbjellë më shumë drufrutorë, nuk kanë asnjë ndikim konkret.
Prodhimi i frutave në Shqipëri konsiderohet si fronti më i lehtë për rritje të prodhimit bujqësor për shkak se vendi ynë vijon të ketë importe të konsiderueshme të frutave, ndërkohë që zotëron kushtet natyrore të përshtatshme për rritjen e prodhimit. Prodhimi i frutave në Shqipëri është në vlerën e rreth 20 miliardë lekëve, por prodhuesit shqiptarë shpesh nuk arrijnë ta nxjerrin mallin e vet në treg si pasojë e mungesës së organizimit të zinxhirit të furnizimit të tregut.
Prodhimi agroindustrial duket se ka arritur pikun rreth vitit 2007 me prodhime me vlerë të përgjithshme prej 48 miliardë lekësh, por ka filluar të tkurret pas kësaj si pasojë e ngopjes së konsumit vendës dhe paaftësisë për të gjetur tregje eksporti. Në total, në një numër shumë të madh treguesish, prodhimi bujqësor dhe blegtoral në Shqipëri ka qenë në një fazë stanjacioni me rritëm rritjeje të papërfillshëm që prej një dekade. Mungesa e investimit të zhvillimit teknologjik dhe paaftësia organizative e shtetit në garantimin e standardeve që lejojnë eksportin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale jashtë vendit, kanë sjellë edhe këtë stanjacion.