E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio fiton Superkupën e Italisë

në të 62-tën, me Matuzalem që përshëndet rrjetën pas një topi të kthyer nga Hulio Sezar. Skuadra e Balardinit dyfishon shifrat me kapitenin Roki, që vetëm tri minuta më pas fiton duelin e shpejtësisë me Kivun. Goli i Eto‘së, kur kishin mbetur vetëm 12 minuta lojë, nuk i ka shërbyer zikaltërve në sfidën për trofeun e parë sezonal.

Me afrimet e reja, Lusio, Tiago Mota, Milito e Eto‘o, Interi i Murinjos hyri në këtë ndeshje si favoritja kryesore, ndërsa në anën tjetër te lacialët mungonin tri prej elementëve më të rëndësishëm: Ledezma, Pandev dhe De Silvestri. Në minutat e para janë kampionët e Italisë ata që imponojnë ritmin e lojës, falë gjeometrive të Tiago Motës e Kambiasos dhe nga dyshja ofensive Eto‘o-Milito. Në anën tjetër, skuadra romane priste me durim kundërshtarët në gjysmëfushën e saj, duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta të Rokit dhe Zarates. Rastet më të mira për shënim i kishte Interi, me Muntarin që shpërdoron një mundësi të mirë dhe nga Lusio, i dalë në ndihmë të sulmit. Zikaltërit vazhdojnë të sulmojnë edhe në fraksionin e dytë të lojës, por Muslera është treguar i vëmendshëm në tentativat e sulmuesve kundërshtarë. Në harkun e tri minutave, të besuarit e Murinjos kishin shansin të zhbllokonin tri herë rezultatin me Milito (dy raste) dhe Eto‘o. Në të 62-tën, ndodhi ajo që askush nuk e priste: Kolarov ekzekuton një goditje dënimi, topi shkon te Matuzalem pas një përplasjeje me Hulio Sezar dhe përfundon në rrjetë. 180 sekonda më vonë shifrat dyfishohen nga Roki, ndërsa goli i Eto‘o-së, në të 78-tën nuk i shërbeu Interit. Hoze Murinjo nuk e ka fshehur zhgënjimin e parë sezonal. "Mund të kishim fituar 3:1", ishin fjalët e trajnerit në analizën pas ndeshjes. "Lacio po feston fitoren, por ne jemi të qetë, pasi ky ekip jep siguri për të ardhmen. Gjithsesi, nuk jam i kënaqur për rezultatin, pasi të gjithë e panë se ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe". Duke u larguar nga stadiumi "Foleja e zogut", luzitani ia ka dhuruar medaljen e tij, një tifozi kinez të Interit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›