Venger sulmon Realin dhe Mançester Sitin
Largimet e Emanuel Adebajor e Kolo Ture drejt Mançester Sitit nuk janë pritur mirë nga Arsen Venger. Drejtuesi i stolit të Arsenalit e kishte të pamundur t‘i mbante lojtarët, përpara ofertave faraonike të sheikëve. Tekniku francez nuk i ka kursyer kritikat as për Realin e Madridit. "Me shpenzimet e tyre kanë shkatërruar merkaton. Në këtë mënyrë, klubet që vetëfinancohen si Arsenali, e kanë të vështirë të mbijetojnë", tha Venger.