E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujqesori, datat e sezonit te vjeshtes

Universiteti Bujqesor i Kamzes ka publikuar datat e provimeve te vjeshtes per te gjithe studentet e tij. Perfshire ketu studentet e 3 viteve per diplomen e nivelit te pare si dhe datat per ata qe tashme ndjekin prane ketij universiteti studimet e avancuara per diplomen e nivelit te dyte. Nderkohe qe per te gjithe ata qe kane detyrime vjetore, universiteti Bujqesor ka percaktuar fillim shtatorin, pikerisht datat 1,2,3 dhe 4 shtator per te shlyer te gjitha keto detyrime, ne menyre qe kandidateve t'iu jepet mundesia qe te futen ne riprovimet e vjeshtes. Ne tabelen qe jepet me poshte, te gjithe studentet e ketij universiteti, mund te gjejne ne menyre te detajuar se kur duhet te paraqiten per t'u testuar per ata lende, ne te cilat ata nuk kane mundur te marrin kreditet e duhura, ose nuk jane futur fare ne provim gjate sezonit vjetor. Datat e riprovimeve jane te ndara sipas kurseve te studimit per te gjithe fakultetet perkatese. Ata fillojne menjehere pas shlyerjes se detyrimeve vjetore ose simestrale, pra nga data 4 shtator dhe zgjasin deri me date 15 shtator. Te rinjte qe nuk arrijne te marrin numrin e caktuar te krediteve do te provojne serish ne sezonin tjeter. Universiteti Bujqesor i Kamzes, eshte i treti me i kerkuara pas atij te Tiranes dhe Politeknikut, ne te cilen studiojne nje numer mjaft i madh i te rinjve. Nderkohe qe per kete universitet, vetem dy dite me pare, Qeveria miratoi edhe 8 mastera te nivelit te pare per 2 fakultete te tij, ate te Bujqesise dhe Mjedisit si dhe fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit.

Mungesa e kushteve, 4 shkolla rrezikojne hapjen


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›