Buka shitet në qese, pak furra përdorin letrën
Buka në shumicën e furrave në kryeqytet vazhdon tu shitet konsumatorëve akoma me qese plastike. Edhe pas vendosjes së ultimatutmit për bukëpjekësit, nga ana e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, për zëvëndësimin e qeseve plastike me amballazh letre, pronarët e furrave vazhdojnë të mos e zbatojnë atë.
Qytetarët e Tiranës shprehen se janë të vetëdijshëm për pasojat që vinë nga amballazhimi me plastikë, por pavarësisht kësaj vazhdojnë ta blejnë atë.
Disa muaj më parë Autotiteti Kombëtar i Ushqimit vendosi që produktet e bukës, nga ana e pukëpjekësve, të mos amballazhohen me me qese plastike dhe ajo të mos pritet, pasi përbën rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Plasmasi është një nënprodukt i naftës dhe si rrjedhim kur ai përdoret direkt me produktet ushqimore, lendet e demshme të amballazhit kalojnë tek produkti dhe më pas tek njeriu.