Tregu i bagëtive, banorët ankohen për higjenën
Një kaos i vërtetë në tregun e gjësë së gjallë në afërsi të urës së Institutit Bujqësor. Vështirë të kuptohet nëse është apo jo treg i gjesë së gjallë, pasi ky treg është kthyer në një vend ku shitet cdo gjë e mundshme, bagëti, ushqime, hekura, rroba etj. Nuk dihet kush është pronari dhe cfarë bëhet në të, askush nuk pranon të flasë për këtë gjë.
Ky treg pa emër, është një tmerr i vërtetë sidomos ditëve të mërkura dhe të shtuna në të cilat ka më shumë lëvizje. Vetëm për higjenë dhe pastërti nuk mund të flitet aty, ky mbizotëron një erë e tmerrshme nga gjëja e gjallë dhe balta që mbizotëron në cdo vend.
Ky treg është kthyer në një makth jo vetëm për banorët aty, por krijon edhe një trafik të paparë në rrugën afër Institutit, duke ndërprerë qarkullimin sa herë hyjnë dhe dalin mjete të ngarkuara më kafshë të ndryshme.