Zgjerimi i bulevardit, ekspozohen projektet në Muzeun Kombëtar

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka prezantuar projektet e shtatë studiove që do të synojnë të marrim miratimin e qytetarëve për projektin e zgjatimit të Bulevardit të Tiranës. Juria ndërkombëtare ka bërë zgjedhjen e saj, ndërsa tashmë u takon vetë banorëve të kryeqytetit që të japin vlerësimin final.
Në një komunikim me mediat kryebashkiaku Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për një pjesmarrje në konsulencë, për ti hapur rrugë më pas implementimit të projektit fitues, që sic tha ai, do të jetë një gjenerator i rëndësishëm dinamik i zhvillimit ekonomik dhe punësimit në kryeqytet.
“Sot të shtatë modelet gjenden të ekspozuar në Muzeun Kombëtar. Qytetarët janë të lirë për ti parë nga afër, do të kenë në diospozicion specialistë të urbanistikës për të marrë shpjegimet e nevojshme. U bëj ftesë gjithë qytetarëve të vizitojnë sallën dhe ti shohin studimet në cilat është investuar shumë. Është një zhvillim që do të ndryshojë cilësinë e jetës dhe një gjenerator i rëndësishëm dinamik i zhvillimit ekonomik dhe punësimit në kryeqytet”-tha ai.
Më tej Basha u shpreh se java që vjen do të jetë një kalendar i ngjeshur për bashkinë e Tiranës, ture të organizuara me shpjegime në dispozicion të grupeve të ndryshme të interesit, si arkitektë, studentë të arkitekturës etj.