"Bukuria e brendshme do të shpëtojë botën"
Ka një vend të pazakontë në qytet, ku arti është i hapur për të gjithë... dhe nuk është një muze e as një galeri. "ContainerArt" është quajtur manifestimi i parë i artit udhëtues, avangardë e bashkëkohorë. Përmes instilacioneve, tablove, video-veprave dhe skulpturave të artistëve më të rinj të skenës ndërkombëtare. Me dhjetëra kontejnerë arti janë vendosur nëpër sheshe, në rrugë dhe në parqet e qyteteve për të stimuluar dialogun nëpërmjet artit. Ndërkohë që nuk do të mungojnë as aktivitetet, festat dhe takimet me artistët. Një tjetër pjesë interesante e aktivitetit që lidh Milanon, Torinon Venecian dhe Tiranën me njëra-tjetrën janë edhe instilacionet interaktive. "ContainerArt" lëviz nga qyteti në qytet nëpërmjet artit bashkëkohor. Kjo lëvizje artistike përfshin vende që janë të pozicionuar në sheshe të mëdha e të vogla, në afërsi të festivaleve, panaireve, muzeve apo bienaleve. Qëllimi i kësaj lëvizjeje artistike është eksperimentimi në terren i instrumenteve ekspozues, por edhe i ritualeve që thjeshtësojnë eksperiencën estetike të shikuesit. Me Tiranën është pikërisht qyteti i Torinos që do të zhvillojë këtë ndërlidhje artistike. "Teletransportimi" artistik do të ndodhë mes sheshit ‘Skënderbej‘ dhe sheshit ‘Castello‘ në Torino. I krijuar për një lidhje të re mes vendesh, në këtë aktivitet marrin pjesë edhe dy artistë shqiptarë. Leonard Sherifi dhe Genc Shkodrani do të përcjellin i pari nga Torino e i dyti nga Tirana, instilacione artistike duke nisur nga dita e djeshme e deri më 9 nëntor. Sherifi ka realizuar një instalacion artistik, i cili vë në lojë mungesën e hapësirës, duke i dhënë mundësi publikut të reagojë. E njëjta gjë ndodhë edhe në Tiranë me veprën e Genc Shkodranit. Leonard Sherifi e ka titulluar veprën e tij "Opsione të ndryshme", ndërsa ajo e Genc Shkodranit është pa titull.
Artisti nga Shqipëria, Leonard Sherifi, ka lindur në Berat. Ai është diplomuar për Pikturë në Akademinë e Linguistikës dhe Arteve të Bukura në Itali. Mes ekspozitave të shumta ia vlen të përmendet ajo e vitit 2006 "Salon Européen des Jeunes Créateurs", Montrouge (Francë), Klaipeda (Lituani), Salzburg (Austri).
Artisti nga Shqipëria, Leonard Sherifi, ka lindur në Berat. Ai është diplomuar për Pikturë në Akademinë e Linguistikës dhe Arteve të Bukura në Itali. Mes ekspozitave të shumta ia vlen të përmendet ajo e vitit 2006 "Salon Européen des Jeunes Créateurs", Montrouge (Francë), Klaipeda (Lituani), Salzburg (Austri).