E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hofenhajmi, "supermaketi" i Evropës

Hofenhajmi është skuadra surprizë e kësaj pjese të parë të sezonit në kampionatin gjerman. Pas 10 ndeshjesh vazhdon të ëndërrojë qëndrimin në krye. Ndodhte 10 vite më parë, kur një nga të voglat fitonte titullin: Pikërisht Kaiserslauterni i Oto Rehagel. Falë kësaj mrekullie, të mëdhenjtë e Evropës ia kanë vënë syrin Hofenhajmit, për t‘i rrëmbyer ndonjë nga lojtarët e tij të talentuar. Skuadra gjermane luan një futboll të bukur dhe sulmues. Përveç kreut ka edhe mesataren më të mirë të golave, 2.7 gola për ndeshje, me 27 të tillë të shënuar. Sulmuesit e tij janë gjahu më i kërkuar i të mëdhenjve të kontinentit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›