Reali mundet nga Galatasaray 3-2, por kualifikohet në gjysmëfinale (FOTO)
Real Madrid arriti të kualifikohej këtë mbrëmje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas një ndeshje të drejtpërdrejtë kundër Galatasaray në Stamboll.
Pas rezultatit 3-0 nga ndeshja e parë, favoritët avancuan 2-3 në sajë të një sulmi minutën e tetë nga Cristiano Ronaldo.
Ndërkohë emocione dha edhe ndeshja tjetër mes Borusia Dortmund dhe Malaga-s, me një rezultat 3-2, pasi takimi i parë u mbyll pa gola.
Trajneri i Realit Jose Mourinho, u kishte kërkuar lojtarëve të zbresin në fushë jo me besim të tepruar, pasi sipas tij ka pasur raste që edhe pse 3-0 rezultati është përmbysur.
Në seancën e fundit stërvitore paraqitëm një video të një ekipi që fitoi 3-0 në shtëpi, por u eliminua. Më pas bëmë shumë punë në aspektin taktik, pasi çmoj se ndaj Galatasaray-t kjo është e domosdoshme. Mendoj se do të ishte një befasi për të gjithë nëse do tiu thoja se nuk jemi përgatitur si për një ndeshje të një vështirësie të lartë. Në Turqi është gjithmonë e vështirë. Në vitin 2003, në Kupën UEFA, fituam në Porto gjashtë a shtatë me zero ndaj një ekipi turk, por në ndeshjen e kthimit stadiumi ishte plot dhe entuziasmi në qiell, është një çështje kulturore, atje nuk është asnjëherë e lehtë,- tha Mou.
Optimist u shpreh edhe Fatih Terim, i cili deklaroi se do të zbresë në fushë për të fituar, ndonëse deklaron se përmbysja e rezultatit do të jetë e vështirë.
Pavarësisht humbjes në Madrid, Galatasaray është duke përjetuar një moment të mirë. Jemi mirë fizikisht dhe cilësia e skuadrës sonë është e padiskutueshme. Pa dyshim, pas humbjes 3-0 do të duhet një mrekulli për tu kualifikuar, por në fushën tonë luajmë gjithmonë të bindur tek fitorja ndaj çdo ekipi. Ndaj Realit nuk do të bëjë diferencë dhe mendoj se kemi shanse të mira për të fituar,- tha ai.
Ndërkohë edhe Jurgen Klopp, trajneri i Borusias së Dortmundit ka deklaruar se ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për të vijuar rrugë në La Liga.
