E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi i Tiranës, sot gara për projektin fitues

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku

Sot, shtatë studio ndërkombëtare arkitekturore do të prezantojnë përpara një paneli të gjerë projektet e tyre për bulevardin dhe zgjatimin e tij në drejtim të lumit të Tiranës. Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, theksoi dje se projekti fitues do të zgjidhet nga një juri ndërkombëtare e udhëhequr nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Studioja fituese do të shpallet më 9 mars. Projekti do të jetë në shërbim të komunitetit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe një mundësi më shumë për të rritur numrin e të punësuarve, tha Tabaku. Studiot arkitekturore do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e bulevardit deri te lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj prej 132.8 hektarësh. Po kështu, këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, tha Tabaku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›