E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maketet për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e Lanës

 Entela Resuli

Gjatë fushatës elektorale të një viti më parë, kryetari aktual i bashkisë, Lulëzim Basha shpalli si prioritet zgjatimin e bulevardit të kryeqytetit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës. Dje, një njoftim i shpërndarë përmes postës elektronike në adresat e gazetarëve, njoftonte se sot, në ambientet e Akademisë së Arteve, 7 prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës do të paraqesin projektet e tyre për këto dy plane: zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Lanës.

Sipas Bashkisë projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Juria është e përbërë nga 9 specialistë. Kryetar i saj është Lulzim Basha, ndërsa në përbërje të jurisë do të jenë 4 të huaj e katër shqiptarë. Emrat e tyre janë: Giles Robin Dolphin, ish-Kryeurbanist në Londër, Filip Rode, drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta. Daniel Libeskind, Kryearkitekt i Studios Daniel Libeskind në SHBA, Prof. Dr. Sarah Ëhiting, Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA, Prof. Dr. Agron Lufi,  Pedagog në fakultetin e  Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës, Apollon Baçe, Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Flamur Kuçi, Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur, Ulrike Bega, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

Projekti për zgjatimin e bulevardit dhe lumit të Tiranës

Projekti ka të bëjë me zgjatimin e Bulevardit Zogu i Parë. Punimet do të nisin nga Stacioni i Trenit dhe përfundojnë tek Lumi i Tiranës në Paskuqan. Mendohet që ndërtimi i pjesës tjetër të Bulevardit të jetë në vijë të drejtë me segmentin ekzistues, por nuk përjashtohen devijimet. Në disa pjesë pritet që ai të vendoset mbi shinat e trenit. Maketi për Bulevardin kryesor të Tiranës do të publikohet sot, ku do të shpallet dhe projekti fitues. Megjithatë, është e sigurt tashmë, që Pallati i Drejtësisë do të jetë pjesë e projektit dhe do të ngrihet në ish-magazinat e Stacionit të Trenit, ndërsa ky i fundit do të zhvendoset në hyrje të Tiranës, të paktën, sipas deklarimeve nga Bashkia. Punimet e para njëkohësisht dhe prishjet do të nisin nga tregu pranë Stacionit të Trenit. Edhe pse janë të vetëdijshëm për prishjen, banorët që kanë shtëpitë aty shpresojnë te përfitojnë nga ndërtimi i Bulevardit ne këtë zonë. Përgjatë gjurmës që të çon pranë Lumit të Tiranës në Paskuqan, thuajse të gjithë kanë dëgjuar për projektin e Bulevardit kryesor. Banoret që dikur e konsideronin veten në periferi të kryeqytetit tani thonë se do të jenë pranë qendrës. Madje, kohët e fundit, vlera e tokës dhe e apartamenteve në këtë zonë ka filluar edhe rritjen e çmimit. Me shpalljen e projektit fitues do të mësohet edhe zhvillimi i kësaj zone, më pak e prekur nga ndërtimet. Sa për punimet ne terren nuk ka datë për nisjen e tyre, megjithëse dihet që ky ka qenë një nga prioritet e kryebashkiakut aktual që e ka theksuar para se ati të zgjidhej në krye të pushtetit vendor për Tiranën duke shprehur sigurinë për përfundimin e tij brenda mandatit 4-vjeçar.

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që janë të interesuar. Pas prezantimit nga studio, maketet do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Koncerteve, ndërkohë që më datë 9 Mars, në orën 12.00, juria do të shpallë projektin fitues.

Pyetje për Bashkinë…

Fotot që na u shpërndanë dje me email nga bashkia tregojnë një Tiranë europiane, dhe imazhe të një qyteti të mirëfilltë urban. Por nga fotot me ngjyra, te bërja realitet e ndryshimeve, ka në mes një det të tërë! Dhe një sërë vendimesh që Bashkia i ka marrë me kokë të vet pa pyetur askënd deri më sot, e që për fat të keq, janë vendime që nuk kanë bindur as më optimistët e këtij qyteti, si për shembull projekti për qendrën e Tiranës…
Për këto arsye, dhe sidomos ngaqë Bashkia e Tiranës nuk preferon të jetë maksimalisht transparente me median opozitare, ne po botojmë më poshtë disa pyetje për të cilat, lexuesit tanë kanë nevojë të dinë përgjigjet:

  1. Mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur anëtarët e huaj dhe ata shqiptarë në këtë juri që do të vendosë për ndryshime thelbësore për kryeqytetin?
  2. Ligji për informimin publik, ligji për pushtetin vendor dhe një sërë aktesh të tjera nënligjore kërkojnë që publiku të jetë pjesëmarrës në vendimarrje të rëndësishme për qytetin ku jetojnë. Pse Bashkia ka shpallur vetëm një ditë kohë nga ekspozimi i propozimeve në shpalljen e fituesit?
  3. Sa u kushton qytetarëve të Tiranës i gjithë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë dhe cila është kosto e gjithë konkursit ndërkombëtar?
  4. Si do të zgjidhen problemet me pronësinë në hapësirën ku pritet të ndërhyhet?

Juria

Giles Robin Dolphin

Ish-Kryeurbanist në Londër dhe Autoritetin e Lartë. Më 13 janar 2012, ai  doli në pension si Kryeurbanisti i Kryebashkiakut të Londrës, si përgjegjës për pregatitjen e Planifikimit Urban të Londrës dhe këshilltar i Kryebashkiakut aktual, Boris Johnson, dhe kryebashkiakut të mëparshëm, Ken Livingstone, për gjithë planifikimin dhe çështje në lidhje me të (si plan urban, masterplan dhe struktura të planifikimit urban).  Më 16 janar 2012 mori Çmimin e Planifikimit Urban në Londër, Për kontributin e dhënë në Planifikimin e Shkëlqyer në qytetin e Londrës.

Filip Rode

Drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta ku aktualisht drejton Forumin e Drejtorëve në Qendrën Kërkimore të Shkollës Ekonomike në Londër.  Rode u emërua Këshilltar i Liderëve për Shtimin e Gjelbërimit (LSG) në vitin 2011, e cila është shoqatë globale e qyteteve, rajoneve, vendeve dhe korporatave.

Daniel Libeskind

Krye Arkitekti i Studios Daniel Libeskind në SHBA Daniel Libeskind, i diplomuar për Arkitekturë, dhe master. BDA AIA, është një nga arkitektët dhe dizenjuesit me te njohur  ndërkombëtarë.

Prof. Dr. Sarah Whiting

Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA një nga qendrat e grupeve të interesit për arkitekturë që bashkon një nga platformat mbi praktikat e projektimit përmes kërkimeve në subjektet e përbashkëta të arkitekturës.

Prof. Dr. Agron Lufi

Pedagog në fakultetin e  Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës

Apollon Bace

Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Flamur Kuçi

Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur.

Ulrike Bega

Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

Një prezantim i shkurtër i studiove pjesëmarrëse në këtë konkurs:

AS & P Albert Speer & Partners

E ka selinë në Frankfurt mbi Main në Gjermani dhe Shangai në Kinë.  Kjo studio  ndërvepron me metoda rinovuese në arkitekturë, urbanistikë dhe transport prej mbi 40 vjetesh  në planifikimin ndërkombëtar dhe  ngritje përvoje.  Punimet kryesore janë: Master plani North Bund, Shangai, Kinë; Master plani A 101, Pjesa perëndimore, Moskë, Rusi;  Master Plani Urbanistik i Qendrës së Kolonjës, Gjermani.

CinoZuçi Architetti

Është një nga studiot më të njohura në arkitekturë dhe zyrë e planifikimit urban nga Milano, Itali.   Studioja  është duke kërkuar në vijim për zgjidhje hapësinore të jetës bashk

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›