Bulku: Do vazhdoj të luaj në Ukrainë
Në interviste për "Ora Sport" mesfushori i ekipit tonë kombëtar rrëfen aventurën e tij në Ukraine si dhe kontratën e tij të re me ekipin e Dnipro Petrovski ku do të luajë sëbashku me Dorian Bylykbashin .Ndërkohë Bulku prej disa ditësh është duke u stërvitur me ekipin e Tiranës dhe ditën e nesërme do të niset në Antalia për tu bashkuar me ekipin e tij Kribvas ku do të zhvillojë fazën përgatitore.
1.Bulku, si u mbyll viti 2008-të në Ukrainë me Kribvas?
Jam mjaft i kenaqur pasi arritem të kapnim objektivat tona, edhe drejtuesit e klubit janë të kenaqur, por besoj se ishte një vit i sukseseshëm pasi kam luajtur rregullisht dhe mendoj se tashmë kam fituar edhe me tepër eksperiencë në këtë kampioant pasi tashmë e njohë edhe më mirë.
2.Një koloni shqiptarësh te Krivas çdo të thotë për Bulkun"
Mund të them që ishim pasi Ndreka, nuk është më, sëbashku me Hidin,por jam vetëm unë dhe Bylykbashi me Jonuzin, sigurisht që ndihesh mirë,por shpresojmë që të vijnë edhe lojtarë të tjerë shqiptarë ,
3.Bulku, ju keni nënshkruar një kontratë me klubin Dnipro që do të thotë se kjo skuadër është e ardhmja juaj?
Po është e vertëtë në verë të vitit 2008 unë sëabshku më Bylykbashin kemi nënshkruar një kontratë me këtë klub, deri në vitin 2014 ,dhe jam mjaft I kënaqur, kështu që jam I qetë përsa I përket të ardhmes, pasi jamë sistemuar dhë në fund të këtij sezoni do të transferohem te kjo skaudër.
4.Për ekipin kobmëtar, si do e përkufizonte Bulku vitin 2008?
Mjaft të suksesëshëm, e themë këtë pasi kemi arritur të zhvillojmë ndeshje shumë të mira, kemi marrë baazime ndaj Suedisë dhe Portugalisë, fitore ndaj Maltës, dhe tani na pretë një tjetër ndeshje me Maltën, jam I kënaqur nga ekipi kombëtar, dhe shpresoj që të luaj sa më tepër
5.Bulku ju shohim në stërvitje me Tiranën, ndiheni ende nostalgji për këtë skuadër?
Sigurisht, Tirana është skuadra ime e zemrës, dhe mund të them me sinqeritet që më mungon ambienti, klubi dhe shokët këtu, mund të them se karrieren do ta mbyll te Tirana, në Shqipëri, Tirana është skuadra ime, dhe jam I bindur që kjo skuadër shumë shpejt do të marrë vendin e parë në superligë dhe do të shpallet kampione e Shqipërisë.