E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj Ta sulmojme Francen skemi cte humbasim



Arkiv Franca duket se do të jetë momenti i Elis Bakajt për të fituar një bluzë titullari. Mesfushori i Dinamos së Bukureshtit, i cili po kalon një formë të mirë në kampionatin rumun, mund të jetë zëvendësuesi i parë i Ervin Skelës, i cili duket se e ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij me Kombëtaren kuqezi.

“E kam thënë edhe më parë, çdo lojtar ka dëshirë të luajë sa më shumë, sqaron Bakaj. Unë jam përpjekur të jap maksimumin në ato minuta që më janë besuar. Nëse do të më jepet mundësia që të luaj, edhe pse është një ndeshje shumë e fortë, do të jap më të mirën që të justifikoj veten”.

Për sa i përket mundësisë për të qenë titullar, mesfushori 24-vjeçar thekson se ai nuk ka bërë kurrë polemikë dhe nuk do të bëjë as tani, pasi vendimin për 11-shen e merr trajneri Josip Kuzhe, por ai thekson “se është i gatshëm për gjithçka, nëse tekniku kroat do ta gjykojë të arsyeshme”.

Me Dinamon e Bukureshtit këtë fundjavë ka shënuar golin e parë sezonal, të cilën e kishte kërkuar prej javës, megjithatë ai është i kënaqur me suksesin që po korr skuadra: “Po kalojmë një formë të mirë. Jemi në vend të parë dhe presim shumë nga ky vit”. Për sa i përket ndeshjes së 7 tetorit, Bakaj mendon se “nuk duhet të luajmë në mbrojtje, pasi nuk kemi se çfarë të humbasim. Në dy vjet kemi bërë një ndeshje të dobët, atë me Luksemburgun dhe përderisa ne duam t’i marrim pikë Francës, përse të mos i marrë pikë Shqipërisë? Për ne ishte një ndeshje tragjike. E kemi vuajtur shumë, pasi jemi ne ata që kemi luajtur dhe përgjegjësia na bie ne, por nuk mund ta hedhim poshtë të tërë sezonin. Në Francë nuk duhet të shkojmë si inferiorë dhe as me kokën ulur. Nuk kemi presion, nuk kemi çfarë të humbasim”. Kundërshtarit tonë mund t’i mungojnë Benzema e Riberi, por për mesfushorin kuqezi kjo nuk do të thotë se në “Stade de France” do jetë një Francë më e dobët, pasi “Gjelat kanë plot lojtarë të tjerë kualitativë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Pabi britanik gjunjëzon Premier League
Një pab i njohur në Angli ka fituar betejën e fortë ligjore për të transmetuar ndeshjet e Premier League duke përdorur një dekoder të huaj televiziv. Bulku: Nuk futemi në fushë të mundur
Me dëmtimin e pësuar në skuadrën e tij, AZAL Baku, Ervin Bulku ishte në dyshim serioz për sfidat e fundit kualifikuese në Euro 2012 me Francën dhe Rumaninë. Teuta fiton ndaj Bylisit
Teuta harron shumë shpejt humbjen me Vllazninë në Shkodër, pasi arrin të fitojë përballë një kundërshtari shumë të fortë të këtyre javëve të para të Superligës si Bylisi.
Cana: Në Firence, fitore e madhe
Megjithëse qendroi për 90-të minuta në stol, Lorik Cana shprehet i lumtur për fitoren 2-1 të Lacios në Firence. Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bakari Sanja, nuk do të jenë të gatshëm të zbresin në fushë për Francën të premten ndaj Shqipërisë.


Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›